“Il Chips Act”, BE akordon 90 miliardë euro për prodhimin e çipave -

“Il Chips Act”, BE akordon 90 miliardë euro për prodhimin e çipave

“Il Chips Act”, një projekt i cili do të financojë prodhimin e çipave do të hyjë në fuqi vetëm zyrtarisht këtë vjeshtë, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një vizite në selinë e Imec në Leuven.

Projekti i BE-së po gjeneron një vrull të jashtëzakonshëm: më shumë se 90 miliardë euro investime industriale në Evropë tashmë janë shpallur që kur e propozuam në shkurt të vitit të kaluar.

Lexo: Klonet artificiale të Trump dhe Biden e çojnë inteligjencën artificiale në një nivel të ri të frikshëm në “debatin e drejtpërdrejtë”

”Financimi i shpallur, ka të bëjë me financimin e 12 miliardë eurove në Poloni, 30 miliardë euro për dy fabrika në Magdeburg, por shohim edhe investime në Dublin, Katania, Granoble dhe Dresden”, deklaroi Von der Leyen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0