OpenAI mbyll papritur platformën e videove me AI, Sora - Business Magazine Albania

OpenAI mbyll papritur platformën e videove me AI, Sora

Kompania OpenAI ka njoftuar papritur se po i jep fund platformës së saj për gjenerimin e videove me inteligjencë artificiale, Sora. Ky vendim vjen vetëm gjashtë muaj pasi u lançua aplikacioni i pavarur, i cili u bë shumë shpejt popullor për krijimin dhe shpërndarjen e videove hiper-realiste.

Në një postim në rrjetin X, OpenAI falënderoi përdoruesit duke thënë: “Për të gjithë ata që krijuan me Sora, ndanë përmbajtje dhe ndërtuan komunitet rreth saj: faleminderit. Ajo që krijuat kishte rëndësi dhe e dimë që ky lajm është zhgënjyes.”

Sora u bë publike për herë të parë në fund të vitit 2024, por arriti vëmendje masive vetëm pas lançimit të versionit të dytë dhe aplikacionit në shtator. Brenda pak ditësh, aplikacioni arriti vendin e parë në App Store të Apple. Përdoruesit krijuan video nga më të ndryshmet, shpesh edhe absurde, si p.sh. Princesha Diana duke bërë parkour apo qen që drejtojnë makina.

Megjithatë, platforma u përball edhe me kritika të shumta për përmbajtje problematike, përfshirë video me elementë të dhunshëm apo racorë, përdorimin e personazheve të mbrojtur nga e drejta e autorit, deepfake dhe dezinformim.

Ajo që e bën këtë vendim edhe më të papritur është fakti që vetëm një ditë më parë OpenAI kishte publikuar një artikull ku fliste për përpjekjet për ta bërë Sora më të sigurt, sidomos për përdoruesit e rinj, duke shtuar kufizime për përmbajtje të dëmshme si materiale seksuale, propagandë terroriste apo promovim të vetëdëmtimit.

Lexo edhe:Amazon blen ”Fauna Robotics”, startup-in që krijon robotë për fëmijët

Mbyllja e Sora-s vjen gjithashtu vetëm tre muaj pasi OpenAI kishte nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me The Walt Disney Company. Kjo marrëveshje do t’u lejonte përdoruesve të krijonin video duke përdorur më shumë se 200 personazhe të licencuar nga Disney, përfshirë ato nga Marvel, Pixar dhe Star Wars.

Pas këtij zhvillimi, Disney ka vendosur të tërhiqet nga bashkëpunimi. Në një deklaratë, kompania theksoi se respekton vendimin e OpenAI për të ndryshuar drejtimin strategjik dhe për t’u fokusuar në prioritete të tjera. Ajo shtoi gjithashtu se do të vazhdojë të eksplorojë mënyra të reja për të përdorur inteligjencën artificiale, duke respektuar të drejtat e autorit dhe krijuesve.

OpenAI ka bërë të ditur se së shpejti do të japë më shumë detaje mbi afatin e mbylljes së Sora-s, si dhe mënyrën se si përdoruesit mund të ruajnë videot që kanë krijuar.

theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0