1 muaj pa e karikuar? Ja telefoni që premton bateri rekord - Business Magazine Albania

1 muaj pa e karikuar? Ja telefoni që premton bateri rekord

Një smartfon i ri mund të ndryshojë mënyrën se si e përdorim telefonin çdo ditë. Bëhet fjalë për modelin Energizer P30K Apex, i prezantuar nga kompania franceze Avenir Telecom, i cili vjen me një bateri gjigante që mund të zgjasë deri në një muaj pa karikim.

Lexo gjithashtu:  BE përballet me mungesë barnash dhe sfida në zinxhirët e furnizimit farmaceutik

Telefoni është i pajisur me një bateri prej 30,000 mAh, shumë më e madhe se ajo e smartfonëve të zakonshëm. Për përdoruesit që udhëtojnë shpesh, punojnë në terren apo thjesht nuk duan të shqetësohen çdo ditë për karikuesin, kjo mund të jetë një zgjidhje ideale.

Pavarësisht kapacitetit të madh të baterisë, pajisja mbështet karikim të shpejtë 66W, që ndihmon në rikthimin e energjisë në një kohë relativisht të shkurtër.

Nga ana teknike, Energizer P30K Apex vjen me procesorin MediaTek Dimensity 7300 5G, 12 GB RAM dhe 512 GB hapësirë ruajtjeje. Pajisja ka gjithashtu një ekran IPS me rezolucion 1080 x 2460 pikselë.

Telefoni është ndërtuar për qëndrueshmëri dhe përmbush standardet IP68/IP69K dhe MIL-STD-810H, që do të thotë rezistencë ndaj ujit, pluhurit dhe goditjeve, duke e bërë të përshtatshëm edhe për kushte të vështira mjedisore.

Sipas kompanisë, pajisja pritet të dalë në treg në qershor 2026 me një çmim rreth 399 euro, ndërsa do të ofrohet edhe me garanci trevjeçare.

techradar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0