Bie ndjeshëm vlera e aksioneve të bankave në botë - Business Magazine Albania

Bie ndjeshëm vlera e aksioneve të bankave në botë

Vlera e aksioneve të bankave në Azi dhe Europë kanë rënë ndjeshëm, pavarësisht se presidenti amerikan Xho Bajden garantoi se sistemi financiar i Amerikës ishte i sigurt pas falimentimit të dy bankave huadhënse të mëdha të vendit të tij.

Rënia e aksioneve vjen pasi autoritetet amerikane ndërmorën hapa për të ruajtur depozitat e klientëve kur Silicon Valley Bank me seli në SHBA dhe Banka Signature u mbyllën. Zoti Biden gjithashtu premtoi se do të bëhej ç’ishte e nevojshme për të mbrojtur sistemin bankar.

Por mes investitorëve është përhapur frika se banka të tjera mund të goditen nga falimenti.

Të mërkurën, indeksi japonez i aksioneve bankare Topix ra me më shumë se 7 përqind, duke shënuar kështu ditën më të keqe në më shumë se tre vite. Aksione të grupi financiar Mitsubishi UFJ Financial Group, huadhënësi më i madh i vendit, ranë me 8.1 përqind në tregun aziatik.

Të hënën, aksionet e Santadner të Spanjës dhe Commerzbank të Gjermanisë ranë me më shumë se 10 përqind.

Një numër bankash më të vogla amerikane kanë pësuar humbje më të rënda se homologet e tyre europiane, pavarësisht se klientët e tyre u siguruan se këta huadhënës kishin mjaftueshëm likuidetet për të mbrojtur veten nga tronditjet e tregjeve. cbsnews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0