Texas Development prezanton një mënyrë të re për të jetuar
Ndërtimi në Shqipëri po hyn në një fazë tjetër. Nuk bëhet më fjalë thjesht për hapësira për të jetuar, por për mënyrën si jetojmë. Për ndjesinë që përjeton kur hyn në shtëpinë tënde. Për standardin që kërkon çdo ditë.
Sot, kërkesa po orientohet drejt projekteve që sjellin më shumë sesa metra katrorë: arkitekturë moderne, dizajn premium, përkujdesje ndaj detajit dhe një filozofi jetese që reflekton Europën e sotme. Blerësi nuk kërkon më vetëm një prone, kërkon një eksperiencë. Një vend ku ndihet i vlerësuar, i përkëdhelur dhe në një standard që e përfaqëson.
Në këtë realitet të ri, Texas Development vjen si një përgjigje e natyrshme.
E ndërtuar mbi një eksperiencë 25-vjeçare në arkitekturë dhe zhvillim, kompania sjell një pasion të qartë: të ndërtojë ndryshe. Të sjellë copa Europe në çdo projekt. Të krijojë ambiente që nuk janë vetëm të bukura, por që ndihen.
Në qendër të çdo zhvillimi qëndron njeriu. Mënyra si ai jeton, si relaksohet, si kalon kohë me familjen, si kujdeset për veten. Kjo është arsyeja pse projektet e Texas Development ndërtohen mbi konceptin e lifestyle dhe wellness, duke krijuar komunitete të mirëfillta, ku natyra, aktiviteti fizik, qetësia mendore dhe hapësirat për familjen bashkëjetojnë në harmoni.
Sot, Texas Development ka një prani të konsoliduar në treg, me projekte të pozicionuara në zonat më të kërkuara të Tiranës, gjithmonë me një vëmendje të veçantë ndaj lokacionit dhe mënyrës si projekti lidhet me qytetin përreth.
Faza e re e zhvillimit sjell projekte që synojnë të vendosin standarde të reja.
Lake Diamond Tower, një kullë rezidenciale buzë Liqenit Artificial, është konceptuar si një ikonë e re urbane.
Aquazzura Tower në Vlorë, një projekt ambicioz që synon të bëhet pika më e lartë në jug të Shqipërisë, vjen në bashkëpunim me Álvaro Siza, një nga emrat më të rëndësishëm të arkitekturës botërore, fitues i titullin Pritzker.
Ndërkohë, resorti elitar në Dhërmi është menduar si një destinacion i plotë mesdhetar, ku arkitektura, natyra dhe përvoja e jetesës bashkohen në një nivel tjetër.
Paralelisht, kompania po shtrin vizionin e saj edhe përtej Shqipërisë, me projekte në Nice dhe Madrid, duke e çuar këtë filozofi në tregje ndërkombëtare.
Çdo projekt i Texas Development ka një qëllim të qartë: të krijojë destinacione jetese. Vende që nuk ndërtohen vetëm për sot, por për të ruajtur vlerë në kohë. Vende që ndikojnë pozitivisht zonën përreth dhe vendosin një standard të ri për mënyrën si jetojmë.
Më 28 Prill, Texas Development do të jetë pjesë e Konferencës Vlera e Pronës II, në Hotel MAK Tirana (ish Sheratoni), një moment reflektimi për të ardhmen e tregut dhe për mënyrën si po transformohet qyteti.
Në këtë panel, fokusi do të jetë te një ide thelbësore: si mund të ndërtojmë më mirë për njerëzit. Si mund të krijojmë hapësira që nuk janë vetëm funksionale, por që përmirësojnë cilësinë e jetës.
Sepse në fund, nuk është thjesht për të ndërtuar. Është për të krijuar një mënyrë jetese që të bën të ndihesh pjesë e Europës, çdo ditë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto