10 sipërmarrësit e famshëm që dështuan para se të bëheshin të suksesshëm - Business Magazine Albania

10 sipërmarrësit e famshëm që dështuan para se të bëheshin të suksesshëm


1. Bill Gates
Bill Gates është tani një nga njerëzit më të pasur të botës, por rruga e tij nuk ka qenë një udhëtim i lehtë drejt suksesit. Gates ka hyrë në skenën sipërmarrëse me një kompani të quajtur Traf-O-Data, e cila kishte për qëllim analizimin e të dhënave nga kasetat e trafikut. Ai u përpoq të shiste idenë bashku me partnerin e tij të biznesit, Paul Allen, por produkti mezi punoi. Ishte një katastrofë e vërtetë. Megjithatë, dështimi nuk e mbajti Gates për të eksploruar mundësi të reja dhe disa vite më vonë, ai krijoi produktin e tij të parë Microsoft dhe nisi një rrugë të re drejt suksesit.

2. Walt Disney
Walt Disney është biznesmeni mbrapa parkut shumë të suksesshëm “Walt Disney World”. Walt Disney thuhet se u shkarkua nga një redaktor gazete sepse nuk kishte ide të mira dhe nuk kishte imagjinatë. Në përpjekje për të vazhduar, Disney formoi kompaninë e tij të parë të animacionit, e quajtur Laugh-O-Gram Films. Ai e ngriti kompaninë me 15,000$, por në fund u detyrua t’a mbyllte atë, pas mbylljes së një partneri të rëndësishëm shpërndarës. Disney World aktualisht është vlerësuar me 35 miliardë dollarë.

3. Steve Jobs
Steve Jobs është një sipërmarrës i rëndësishëm për shkak të risive të tij të pakufishme, por edhe për shkak të rikthimit të tij nga një dështim pothuajse i parikuperueshëm. Jobs gjeti suksesin në të 20-tat e tij, kur Apple u bë një perandori, por kur ai ishte 30, bordi i drejtorëve të Apple vendosi t’a pushonte atë. Jobs themeloi një kompani të re, të quajtur NeXT, e cila u ble më vonë nga Apple. Pasi rikthehet në Apple, Jobs provoi kapacitetin e tij duke lartësuar imazhin e kompanisë.

4. Oprah Winfrey
E cilësuar si “Queen of Daytime Talk TV” Winfrey u shkarkua nga puna, nga një stacion lajmesh në Baltimore. Por Oprah vazhdoi me krijimin e një talk show shumë të suksesshëm të quajtur “The Oprah Winfrey Show”, një program shumë i suksesshëm. Vlera neto e Oprah është vlerësuar aktualisht në 2.7 miliardë dollarë.

5. Tim Ferris
Ai është i njohur për librin e tij më të mirë “The 4 Hour Workweek”. Ky libër u hodh poshtë nga 25 botues para se të hidhej në treg më në fund. Libri i Tim u shit në miliona kopje duke e bërë atë një të njohur në botën e sipërmarrjes.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 72 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

6. Arianna Huffington
Është e vështirë të besohet se një nga emrat më të njohur në botimet në internet është hedhur poshtë nga tre botuesit më të mëdhenj. Libri i dytë i Huffington, për të cilin ajo u përpoq shumë për t’a publikuar shumë kohë më parë se ajo të ndërtonte perandorinë Huffington Post, u refuzua 36 herë para se të pranohej më në fund për botim. Natyrisht, Huffington i mposhti këto periudha të shkurtra dështimi dhe e ka forcuar emrin e saj si një nga “outlets” më të suksesshme në web.

7. Jeff Bezos
Amazon është një nga historitë më të mëdha të suksesit të kohës online. Por para se Amazon të bëhej i famshëm, CEO i kompanisë kishte disa ide të dështuara. Një nga më të dukshmet ishte një site online ankand, i cili kishte evoluar në zShops, një markë që në fund dështoi. Megjithatë, CEO Jeff Bezos do të risillte idenë e tij në atë që në fund do të bëhej Amazon Marketplace.

8. Larry Ellison
Kompania e Ellison, Oracle, ka patur uljet dhe ngritjet e saj. Pasi Ellison braktisi kolegjin dhe punoi si programues për tetë vjet, ai bashkë-themeloi kompaninë me ish-shefin e tij. Por, Oracle luftoi për vite të tëra para se t’a bënte kompaninë të madhe. Ellison madje ka lënë peng shtëpinë e tij për të marrë një kredi në mënyrë që të mbante biznesin të hapur gjatë asaj kohe.

9. Peter Thiel
Para fillimit të PayPal dhe investimit në emra të mëdhenj si Facebook, Thiel ka humbur shumë. Në kompaninë e tij e parë, Clarium Capital, humbi 90% të 7 miliardë $ të aktiveve të saj në tregun e aksioneve, monedhave dhe çmimeve të naftës.

10. Reid Hoffman
Para se të bashkë-themelonte LinkedIn dhe të investonte në emra të mëdhenj si PayPal dhe Airbnb, Hoffman krijoi SocialNet, një takim në internet dhe vend “social networking” që në fund dështuan.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 72 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0