Microsoft po fiton luftën e "gjigandëve"! Arma sekrete që po lë pas... - Business Magazine Albania

Microsoft po fiton luftën e “gjigandëve”! Arma sekrete që po lë pas Google dhe Amazon

Në një klimë ekonomike të trazuar nga tarifat e reja tregtare dhe paqartësia globale, shumë kompani teknologjike po përballen me sfida serioze. Por në këtë “luftë titanësh”, një emër po del si fitues i qartë, Microsoft.

Në tremujorin e parë të vitit 2025, ndërsa investitorët prisnin lajme zhgënjyese nga “të mëdhenjtë” e teknologjisë, Microsoft jo vetëm që i tejkaloi pritshmëritë, por edhe dërgoi një sinjal të qartë, ajo ka një armë sekrete që po e lë pas rivalët si Google dhe Amazon.

Lexo gjithashtu: Çfarë po u thonë CEO-t investitorëve për tarifat dhe pasigurinë globale?

Azure, bluja që po sjell miliarda

Pavarësisht frikës për ndikimin e tarifave të vendosura nga administrata e Donald Trump ndaj Kinës, Microsoft u raportua me rritje të fuqishme të të ardhurave dhe fitimeve, falë një faktori kyç: Azure, platforma cloud e kompanisë.

Në tremujorin e parë, Azure u rrit me 33% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke vendosur një rekord të ri të të ardhurave për këtë njësi. Ky sukses e ka kthyer Microsoft në lider të pakontestueshëm në fushën e “cloud-it”, duke lënë pas Amazon Web Services (17% rritje) dhe Google Cloud (28%).

A është vetëm AI pas kësaj rritjeje?

Edhe pse shumë menduan se rritja erdhi nga fuqizimi i inteligjencës artificiale (AI), analistët thonë se suksesi i Azure nuk është vetëm çështje teknologjie futuriste.

Sipas Brent Thill, analist i Jefferies, “Rritja nuk u udhëhoq vetëm nga AI, por edhe nga migrimi i shpejtë i kompanive drejt cloud-it dhe nga përmirësimi i operacioneve të brendshme.” Ai thekson gjithashtu se kërkesa për ruajtjen e të dhënave dhe përdorimi i fuqishëm i platformës nga startup-et cloud-native kanë qenë vendimtarë.

Satya Nadella dhe strategjia që po jep rezultat

CEO i Microsoft, Satya Nadella, po korr frytet e një vizioni të qartë, orientimi drejt bizneseve dhe zhvilluesve përmes shërbimeve cloud dhe AI. Ai ka transformuar Microsoft nga një kompani tradicionale software-esh në një superfuqi të teknologjisë së avancuar dhe të qëndrueshme.

Në një kohë kur Google përballet me pakënaqësi për risitë e saj AI dhe Amazon po vuan nga presioni i tarifave, Microsoft po shkëlqen me risi që funksionojnë dhe klientë që zgjedhin qëndrueshmërinë.

Lexo gjithashtu: Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen?

Suksesi i Azure nuk është vetëm një fitore teknike. Ai është sinjal se bizneset globale po kërkojnë stabilitet, siguri dhe performancë, dhe Microsoft po ua ofron këtë më mirë se kushdo tjetër.

Në një ekonomi ku çdo hap ka kosto, Microsoft po ecën me hapa të mëdhenj dhe me një armë që rivalët ende nuk e kanë, besimin e korporatave më të mëdha në botë.

Yahoo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0