Si të qëndroni të motivuar në një ditë me shi? - Business Magazine Albania

Si të qëndroni të motivuar në një ditë me shi?

Një ditë me shi, e zymtë, të bën të ndihesh pa energji dhe pa motivim! E vetmja gjë që duam të bëjmë është të qëndrojmë në shtrat gjithë ditën, por jo gjithmonë diçka e tillë është e mundur dhe jo gjithmonë është gjëja më e mirë që mund të bëjmë. Prandaj, e keni ju në dorë për të qëndruar i motivuar në këto ditë me shi, duke bërë disa gjëra, si më poshtë.

Ndriçoni hapësirën. Nëse hapësira juaj e punës ose vendi ku qëndroni në shtëpi është i mbushur me dritë natyrale, kur jashtë është kohë e zymtë, ora juaj e brendshme mendon se jeni afër gjumit gjithë ditën. Prandaj kujdesuni të ndriçoni hapësirën me drita.

Ndryshoni atmosferën me kufje. Shiu është relaksues dhe i mrekullueshëm….në kohën e gjumit. Nëse ju duhet të qëndroni të motivuar dhe energjik në një ditë me shi – duhet të harroni plotësisht se po bie shi! Nxirrni kufjet, zgjidhni një listë muzikore optimiste, energjike dhe mos e mbani mendjen te retë e errëta dhe shiu jashtë.

Ushtrohuni gjithsesi. Nëse hapësira juaj e stërvitjes është jashtë; shiu ndikon në rutinën tuaj të përditshme. Për ditët me shi, bëni një rutinë ushtrimesh në shtëpi ose shkoni në palestër, ose edhe thjesht shkoni për një shëtitje në një qendër tregtare. Edhe shumë pak lëvizje luan një rol të madh në ngritjen e humorit gjatë ditëve me shi.
lexo: Meta planifikon krijimin e një roboti “sassy” vetëm për GenZ

Dilni jashtë pavarësisht nga shiu. Blini disa çizme shiu, sepse nuk janë kurrë të panevojshme. Vishni një kapuç, një xhup të papërshkueshëm nga uji, merrni një çadër dhe vijoni ditën tuaj si normalisht. Shiu nuk ka pse t?ju prishë rutinën.

Zgjidhni ushqime të ngrohta dhe të shëndetshme. Kur bie shi dhe ftohtë është një ide më e mirë që t’i jepni energji trupit tuaj me ushqime të shëndetshme. Do të jeni edhe më të fokusuar.

Ndizni disa qirinj. Aromaterapia me të vërtetë ndikon në nivelin tuaj motivues. Ndizni disa qirinj që ju kujtojnë diellin e verës ose plazhin. Kur ndryshoni mjedisin tuaj të brendshëm – është shumë më e lehtë të harrosh botën e zymtë jashtë.

Ripërcaktoni listën e detyrave. Ditët me shi mund të krijojnë një kohë të mirë për të përmbushur detyrat që kërkojnë pak më pak fokus ose energji! Për të qëndruar produktiv në një ditë me shi, mund t’ju duhet të rishkruani listën tuaj të detyrave.

Pavarësisht nga dita, moti apo temperatura – është e rëndësishme të vazhdoni të lëvizni, të jeni të motivuar dhe të qëndroni pozitivë! Mos lejoni që një ditë të ndikojë në të gjithë javën tuaj!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0