10 rolet e reja që do të luajnë CEO-t në 2016-ën

10 rolet e reja që do të luajnë CEO-t në 2016-ën


“Tregu kërkues dhe që zhvillohet në mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë do të thotë se liderat duhet të ndërmarrin role të ndryshme për të adresuar nevojat e palëve të interesuara në koë të njëjtë, dhe kjo nuk është e thjeshtë,” thotë ai.

Investitorët, bordet, punonjësit dhe publiku presin që CEO të ketë ekspertizë në një rang të gjerë fushash. Ja cilat janë 10 “kapelet” që Miles thotë se CEO-t duhet “të veshin” gjatë 2016-ës:

1. Multitasker strategjik. Sfida më e madhe për CEO-t gjatë 2016 do të jetë të qënit në qendër të biznesit të kompanisë ndërsa ai transformohet për t’u bërë më i rëndësishëm në të ardhmen, thotë Miles. Kjo do të thotë ruajtjen e një baze të ardhurash gjatë procesit të adaptimit ndaj ndryshimit të preferencave të konsumatorëve, ndryshimet e teknologjisë dhe më shumë.

2. Futurist. Jemi në një botë ku edhe më i miri dhe më i ndrituri nuk mund të parashikojë gjërat më të mëdhaja që ndodhin rreth nesh. “Çmimi i naftës bruto që ka rënë nën 40$, Pranvera Arabe, flukruacionet e monedhave, dhe ajo që do të bëjnë Rusia dhe Kina tani,” thotë Miles. Edhe pse CEO-t nuk mund të parashikojnë ngjarje dhe trende, tregu do të kërkojë sërish dhe ata duhet të jenë të përgatitur para se gjërat të ndodhin në mënyrë që të kenë mundësi reagimi direkt ndaj ngjarjeve surprizuese.

3. CEO i epokës teknologjike. Në çfarëdolloj sektori të ndodheni ju, duhet të dini se teknologjia është e ardhmja e biznesit tuaj. “Ekspertët e teknologjisë thonë se të paktën për 10 vitet e fundit çdo kompani është një ‘kompani teknologjike’, dhe kjo po bëhet tashmë një realitet,” thotë Miles. “Çdo CEO është një ‘CEO teknologjik,’ ose të paktën duhet ‘të hiqet’ si i tillë. Domino është një kompani teknologjike e cila shpërndan pica.”

4. Hakerues që ndihmon në rritje. Që prej 2008-ës, jemi përpjekur t’i përgjigjemi botës në krizë duke u fokusuar në reduktimin e kostove, po ku është rritja?” shtron pyetjen Miles. Është koha që CEO-t të zhvishen nga mendimi i përgjithshëm se janë vetëm ekzkutuesë të kostove. Tregu kërkon tashmë një set të ndryshëm aftësish për rritjen, dhe CEO-t duhet të krijojnë një axhendë të re për kompaninë e tij/saj, thotë ai.

5. Menaxhues i investitorëve aktivistë. Këta janë duke përcaktuar panoramën e asaj se çfarë do të thotë CEO dhe pjesëtar i bordit, thotë Miles. “Ata janë shumë të zgjuar, të lexuar dhe zakonisht kanë një perpsepktivë të mirë në sfidat dhe shanset që përball kompania,” thotë ai. “Nëse CEO- i lufton ata fuqishëm, zakonisht janë të ndërgjegjshëm për rrezikun.” Kjo do të thotë se CEO-t duhet të kuptojnë se si të angazhohen me ta dhe se kur t’i qëndrojnë stoikë besimit të tyre kur e mendojnë të arsyeshme.

6. Një rrëfimtar frymëzues historish. Edhe në një botë ku kryefjalë qëndron “të dhënat”, asgjë nuk është më e fuqishme se sa një histori, dhe liderat duhet të përcaktojnë se si po i lexon audienca e tyre. “Kur një kompani ndodhet në pjesën e poshtme të një kurbe, një CEO duhet të ofrojë ndihmë, e cila angazhon edhe pjesën e brendshme, edhe atë të jashtme të një kompanie,” thotë Miles. “Vetëm duke thënë ‘është vërtet e vështirë’ ose ‘ne po punojmë shumë dhe po bëjmë të pamundurën’ nuk është e mjaftueshme. Zhvillimi i një historie në mënyrë strategjike bëhet ura midis realitetit të sotëm dhe oportuniteteve të së nesërmes.”

7. Lider gjithëpërfshirës. Janë katër breza të ndryshëm tani që përbëjnë forcën punëtore, dhe secili diferencohet nga tjetri nga ajo që vlerëson dhe nga mënyra me të cilën secili brez dëshiron të udhëhiqet. Liderat duhet të tregohen të zotë në zhvillimin dhe drejtimin e skuadrave të gjithëpërfshira. “Nocioni i lidershipit gjithëpërfshirës është kritik,” thotë Miles. “CEO modern duhet të ketë shkallën e stilit të lidershipit në mënyrë të atillë që të ketë skuadrën dhe kompaninë me performancën më të lartë.”

8. Menaxher krizash. Si një CEO, do të testoheni në ngjarje brenda dhe jashtë kompanisë suaj, dhe si i përgjigjeni ju stresit do të përcaktojë se çfarë lideri jeni.

9. Kërkues informacionesh. Ditët kur një kompani me performancë të lartë fokusohet vetëm brenda saj janë të shkuara, thotë Miles; bota kërkon një CEO i cili sheh nga jashtë dhe sjell statistika të reja brenda në kompani, duke sfiduar çdo gjë që bën.

“Nënvlerësimi i perspektivës së jashtme, pavarësisht se sa e palidhur mund të ngjajë për ngjarjet brenda në kompani, zakonisht ka fund të keq për një CEO dhe kompaninë vetë,” thotë Miles.

10. Angazhim në bordin e drejtuesve. Ditët e thjeshta të 6 takimeve të bordit të drejtorëve në vit kanë ikur, thotë Miles. Drejtorët po punojnë më shumë se kurrë dhe çështjet me të cilat përballet kompania dhe bordet janë bërë më komplekse.

“Arsyeja kryesore sepse një CEO pushohet është duke humbur kontrollin e axhendës së tij/saj, dhe kjo ndodh zakonisht me axhendën e takimeve të bordit,” thotë ai. “Drejtorët po ndërmarrin veprime më shpejt se kurrë, dhe po vijnë në takime të përgatitur dhe të interesuar në ‘gërmimin’ e çështjeve lidhur me menaxhimin. CEO-t duhet të jenë të përgatitur për këtë, dhe të angazhohen me bordin në një nivel më të thellë në epokën e re të qeverisjes së bordit.”

/Shkruar nga Stephanie Vozza, Publikuar nga Inc./

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0