Portugalia është vendi i fundit europian që provon javën katërditore të punës - Business Magazine Albania

Portugalia është vendi i fundit europian që provon javën katërditore të punës

Ka shumë mundësi, që java e punës të rishikohet, nga pesë ditët standarde në katër, pasi po fiton shumë popullaritet falë përpjekjeve të organizatës 4 Day Week Global.

E themeluar në vitin 2019, organizata jofitimprurëse ka nisur konceptin e një jave katër-ditore si mënyrë e re pune.
Programet pilote, të suksesshme në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Bruksel, SHBA dhe Zelandën e Re, kanë zbatuar parimin 100-80-100: punonjësit marrin 100 % pagë, për 80 % të kohës së punës, me 100 % arritje të objektivave të produktivitetit.

Ekuilibri punë – jetë dhe burnout, janë shqetësimet kryesore në kulturën e korporatave.

Një sondazh i Microsoft me 20,000 njerëz, në 11 vende, zbuloi se pothuajse 50 % e të anketuarve, ndiejnë burnout për shkak të punës. Punëdhënësit dhe punonjësit kërkojnë mënyra të reja, për të menaxhuar stresin në vendin e punës dhe ndikimin e tij në mirëqenien dhe shëndetin mendor.

Portugalia është vendi më i fundit europian, që eksperimentoi me një javë pune katër-ditore dhe ka miratuar një program provë. Aktualisht, 39 biznese të sektorit privat, janë regjistruar në programin e financuar nga qeveria, i cili do të zhvillohet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

E drejta për t’u shkëputur

Me 72 % të fuqisë punëtore portugeze, që punon në mbi 40 orë në javë, duke e bërë atë vendin anëtar të Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (Organisation for Economic Co-operation and Development, OECD), me javën e tretë më të gjatë të punës, pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, programi pilot jo vetëm, që do të revolucionarizojë javën e tyre të punës, por gjithashtu do të ndihmojë në konsolidimin e rishikimin e kushteve të punës në vend.

Në vitin 2021, u miratua një ligj, që i ndalonte drejtuesit të dërgojnë email, të telefonojnë dhe të dërgojnë mesazhe punonjësve, jashtë orarit të punës të kontraktuar, në një përpjekje për të përmirësuar ekuilibrin punë-jetë.

Në mënyrë të ngjashme, prindërit me fëmijë nën moshën tetë vjeç, tani kanë të drejtë të punojnë nga shtëpia për një kohë të pacaktuar, pa kërkuar miratimin paraprak nga punëdhënësi i tyre, në përpjekje për të lehtësuar angazhimet familjare, dhe për të lehtësuar barrën e përgjegjësisë shtëpiake, mbi prindërit që punojnë.

Lexo edhe: Update i ri: Instagram lejon deri në 4 profile për bashkëpunim

Përmirësimi i së ardhmes

Në fund të provës në Mbretërinë e Bashkuar, 92 % e punëdhënësve, thanë se do të vazhdonin zbatimin e javës katër-ditore të punës. 30 % të tyre e bënë javën e punës përfundimisht më të shkurtër.

Përfitueshmëria në përgjithësi, mbeti e njëjtë dhe 71 % e punonjësve, raportuan më pak stres dhe burnout. Pati gjithashtu një ulje prej 65 % në ditët me raport.

Me kaq shumë punonjës, që preferojnë javën katër-ditore të punës, tërheqja e talenteve është një tjetër rezultat potencial pozitiv, për ekonominë e Portugalisë, dhe do të ndihmonte në konsolidimin e përpjekjeve të saj të vazhdueshme, për të inkurajuar punonjësit e sektorit teknologjik, të shpërngulen atje.

Në tetor 2022, Portugalia filloi zbatimin e programit të vizave për nomadët dixhitalë, duke lejuar profesionistët e lirë dhe punonjësit në distancë nga vendet jo-BE, të banojnë në vend deri në një vit. Pas një viti, pjesëmarrësit mund të aplikojnë për leje qëndrimi të përhershme.

Mbi 200 viza janë miratuar, që nga fillimi i skemës, ku shumica e aplikantëve vijnë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Brazili. / Euronews Next

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0