Policia New York-eze po teston dronët që paralajmërojnë publikun në situata emergjente

Policia New York-eze po teston dronët që paralajmërojnë publikun në situata emergjente

Policia New York-eze po teston dronët që paralajmërojnë publikun në situata emergjente

Departamenti i Policisë së qytetit të New York-ut ka filluar testimin e dronëve të rinj të krijuar për të transmetuar mesazhe tek publiku, si paralajmërime për kushte të rrezikshme të motit ose emergjenca të ndryshme.

Të dielën, sistemi i njoftimit të urgjencës njujorkeze njoftoi përmes Twitterit se policia do të “kryejë një test të aftësisë së mesazheve publike në distancë”, raporton theverge.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi më vonë atë ditë se testet u mbajtën në Hook Creek Park në Queens përpara reshjeve të tjera që priten këtë javë, por nuk zbuloi detaje të rezultateve të testit.

Dronët mund të transmetojnë mesazhe nëpër lagje që kërcënohen nga përmbytjet ose kushte të ngjashme ekstreme të motit dhe kështu të paralajmërojnë banorët të qëndrojnë brenda dhe të kërkojnë strehim.

Lexo:Ilva Dodaj, në mes të profesionistëve më të mirë të New Yorkut për 2023

Vendimi për të shmangur termin “dronë” dhe për ta zëvendësuar atë me termin “audio transmetues” mund të jetë i qëllimshëm pasi testi mund të jetë në të vërtetë një shkelje e ligjeve të mbikëqyrjes publike.

Ky ligj detyron që policia të kërkojë komente publike dhe të publikojë një njoftim për përdorim 90 ditë përpara përdorimit të teknologjisë së re të mbikëqyrjes. Megjithatë, rregullat nuk zbatohen për të gjithë teknologjinë në arsenalin e policisë për shkak të një “zbrazëtie” që potencialisht i lejon policisë të prezantojë menjëherë mjete të reja duke i etiketuar ato si “përmirësime” të kategorive të gjera brenda politikave të tyre ekzistuese të teknologjisë, të tilla si “mjetet ajrore pa pilot” (UAS).

Një zbrazëtirë lejoi Departamentin e Policisë së New York-ut të përdorte një qen robotik të quajtur Digidog pa paralajmërim 90 ditësh.

Dronët e pajisur me altoparlantë u përdorën në Shangai, Kinë dhe Madrid, Spanjë gjatë pandemisë së coronavirusit. Ata përcollën mesazhe paralajmëruese për popullatën për t’iu përmbajtur rreptësisht masave të bllokimit. Në Shangai, dronët paralajmëruan banorët të mos këndonin nga dritaret e tyre dhe qyteti dërgoi qenin e tij robot për të patrulluar lagjet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0