Europa në rrezik financiar, vonesa e euros digjitale mund të shkatërrojë sovranitetin - Business Magazine Albania

Europa në rrezik financiar, vonesa e euros digjitale mund të shkatërrojë sovranitetin

Ministri gjerman i Financave dhe zv/kancelari, Lars Klingbeil, ka paralajmëruar në Bruksel se çdo vonesë në futjen e euros digjitale do t’a dëmtonte Europës.

Nëse Europa nuk kupton që euro digjitael duhet të përparojë tani me shpejtësi, kjo nuk i shërben BE-së, por e dëmton atë. Çdo vendimmarrës duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë,” tha Klingbeil gjatë takimit të ministrave të Eurozonës në Bruksel këtë fillim jave.

Situata aktuale: Euro digjitale, e diskutuar aktualisht si propozim ligjor nga institucionet e Bashkimit Evropian, po përballet me bllokim në Parlamentin Evropian. Deputetët e përfshirë në këtë çështje po përpiqen të arrijnë një marrëveshje konsensuale.

Deputeti spanjoll i qendrës së djathtë, Fernando Navarrete, nga Partia Popullore Evropiane (EPP), i cili udhëheq punën mbi këtë dosje, ka propozuar një version të ri që kufizon gamën e përdorimit të euros digjitale, ndryshe nga vizioni fillestar i Komisionit Evropian.

Çfarë është euroja digjitale?
Euroja digjitale do të ishte një formë elektronike e parasë, e lëshuar nga Banka Qendrore Evropiane, që do të shërbente si një mjet shtesë pagesash krahas parave të gatshme dhe kartave të lëshuara nga bankat komerciale.

“Duam ta promovojmë euron digjitale, sepse është e rëndësishme për sovranitetin e kontinentit tonë, por paraja e gatshme do të vazhdojë të ekzistojë,” sqaroi Klingbeil.

Lexo edhe: A po largohet Lagarde? Banka Qendrore mohon zerat për dorëheqje

Ndryshe nga pagesat me kartë, të cilat konsiderohen “private”, euroja digjitale do t’u mundësonte qytetarëve përdorimin e drejtpërdrejtë të parasë publike digjitale, që aktualisht është e disponueshme kryesisht në formë të gatshme. Sipas propozimit të Komisionit Evropian, euroja digjitale do të përfshinte një portofol digjital, të përdorshëm online dhe offline, ku pagesat nuk do të ishin të gjurmueshme dhe privatësia do të ishte e lartë, por ndjekja e veprimeve të paligjshme më e vështirë.

Alternativë ndaj Visa dhe Mastercard
Propozimi ka marrë rëndësi të madhe për shkak të tensioneve ekonomike midis BE-së dhe SHBA-së. Ai ofron një alternativë ndaj sistemeve amerikane të pagesave, Visa dhe Mastercard, që përdoren gjerësisht në Europë.

“Kur një klient evropian bën një pagesë me kartë, kjo zakonisht realizohet nga një kompani amerikane. Kjo u jep aktorëve të huaj ndikim të konsiderueshëm mbi funksionimin e përditshëm të ekonomisë europiane,” tha Peter Norwood, nga NGO Finance Watch. “Një euro digjitale e mirëprojektuar do t’u ofronte europianëve një opsion pagesash digjitale me mbështetje publike, me kosto të ulëta, privatësi të mbrojtur dhe kontroll europian mbi infrastrukturën kyçe të pagesave.”

Megjithatë, sipas propozimit të fundit të Navarrete, euroja digjitale nuk do të jetë një alternativë direkte ndaj Visa-s dhe Mastercard-it.

Parlamenti Evropian pritet të votojë mbi euron digjitale në maj. Nëse miratohet propozimi, nis negociata mes Komisionit Evropian, Parlamentit dhe Këshillit të BE-së.

ED

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0