Prokurimet publike, OBP kursen 35.5 milionë euro në më pak se dy vite - Business Magazine Albania

Prokurimet publike, OBP kursen 35.5 milionë euro në më pak se dy vite

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur të kursejë 35.5 milionë euro për buxhetin e shtetit nga procedurat e prokurimit në 21 muaj të funksionimit. Shifrat janë bërë publike nga Administratorja e OBP, Arlinda Pogaj, në një postim në rrjetet sociale, ku ajo thekson se brenda një periudhe prej vetëm 21 muajsh, institucioni ka zhvilluar rreth 1000 procedura prokurimi, ka shërbyer për 216 institucione publike dhe ka gjeneruar 35.5 milionë euro kursime reale për buxhetin e shtetit. Sipas saj, këto nuk janë thjesht shifra statistikore, por tregues konkretë të një modeli të ri funksionimi në menaxhimin e fondeve publike.

21 muaj më parë, OBP nuk ekzistonte si strukturë funksionale. Sot është një nga mekanizmat më të fortë të eficiencës buxhetore në vend. 35.5 milionë euro nuk janë thjesht kursime. Janë fonde publike të mbrojtura. Janë para qytetarësh të menaxhuara me përgjegjësi”, shprehet Administratorja në publikimin e saj.

Sipas të dhënave të prezantuara, përveç kursimeve financiare, OBP ka realizuar edhe standardizimin kombëtar të specifikimeve teknike dhe çmimeve për kategori të caktuara mallrash dhe shërbimesh, duke synuar unifikimin e praktikave në të gjithë administratën publike. Një tjetër element i theksuar është dyfishimi i pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në procedura, çka interpretohet si tregues i rritjes së konkurrencës dhe besimit në sistem.

Lexo edhe: Shqiptarët ‘braktisin’ vendin pas pandemisë, 138 mijë ikje më shumë se kthime

Administratorja e OBP e përkufizon këtë periudhë si një proces ndërtimi “hap pas hapi”, me ngritjen e strukturës nga zero, krijimin e kapaciteteve të specializuara dhe hartimin e një vizioni të qartë trevjeçar për zhvillimin e mëtejshëm të institucionit. “Centralizojmë për të rritur konkurrencën. Standardizojmë për të mbrojtur fondet publike. Rrisim transparencën për të forcuar besimin”, nënvizon ajo.

Modeli i blerjeve të përqendruara synon që përmes agregimit të kërkesës së institucioneve publike të arrihen çmime më të favorshme, procedura më të shpejta dhe më pak fragmentim në shpenzimin e fondeve. Sipas OBP, shkurtimi i kohëve të procedurave dhe rritja e transparencës janë dy nga përfitimet kryesore të këtij centralizimi.

Në aspektin buxhetor, 35.5 milionë euro kursime në 21 muaj përbëjnë një tregues të rëndësishëm të ndikimit financiar të këtij modeli, sidomos në një kontekst ku presioni mbi financat publike mbetet i lartë dhe optimizimi i shpenzimeve është prioritet strategjik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0