Konferenca më e madhe e Marketingut Digjital në Kosovë - Business Magazine Albania

Konferenca më e madhe e Marketingut Digjital në Kosovë

Konferenca më e madhe në vend e Marketingut Digjital në Kosovë, Growth Tank u mbajt sot në hapësirat e Klan Arenës dhe solli folës nga kompanitë më prestigjioze amerikane dhe evropiane

Drejtori i kompanisë “Growthzilla”, Benjamin Kolenovic në një intervistë  ka thënë se “Growth Tank” ka lindur prej dëshirës me mbledhur komunitetin e Marketingut Digjital, për shkëmbimin e ideve.

Ai po ashtu tha se njëri ndër mbështetësit e parë të kësaj nisme ishte edhe njëri prej ideatorëve të kësaj konference, i ndjeri Arlind Gjikolli (Gjikla).

“’Growth Tank’ ka lindur prej një dëshire me mbledhur komunitetin e Marketingut Digjital, për të shkëmbyer ide, eksperienca edhe për të provuar njëri-tjetrin. Siç e e kemi cek edhe sot, njëri ndër mbështetësit të parë të nismës sonë dhe një prej ideatorëve të kësaj konferencës është edhe Gjikla, i ndjeri Gjikla, i cili më nuk është me neve, por derisa është kjo konferencë ai ka me pasë një vend special dhe ka për t’u mbajtur mend përgjithmonë”, tha Kolenovic.

Kolenovic tha se në edicionin e tretë të kësaj konference sot janë shtjelluar tema që kanë lidhje me Inteligjencën Artificiale”

“… kemi folës mjaft atraktivë në këtë fushë, duke filluar prej Besë Bujupit. Pastaj kishim ekspertë vendorë, si Valon Canhasi, Mërgim Cahani dhe Gentian Lluka, të cilët ndanë me neve planifikimet për vitin 2024 dhe planifikimin e festave të fundvitit”.

 

Gjithashtu vazhdojmë me prezantime nga Meta, nga Google, prezantime nga doktor profesor Steffan Schmidt për Inteligjencën Artificiale. Doktor profesor Steffan Schmidt e ka kriju një produkt në kuadër të Inteligjencës artificiale, i cili tashmë në Zvicër është jashtëzakonisht i suksesshëm”, tha ai.

“Në ‘Growth Tank’ të vitit të kaluar, i cili ka qenë në përmasa dukshëm më të vogla se të këtij viti, janë dy kompani që punojnë nga 150 njerëz.

Drejtori i “Growzilla” tha se janë duke vazhduar që ta rrisin suksesin e tyre edhe në Amerikë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0