Cilat janë sfidat e profesionit të juristit - Business Magazine Albania

Cilat janë sfidat e profesionit të juristit

Profesioni i juristit është tejet angazhues, Saimir Kumrija ka një përvojë shumëvjeçare në fushën e menaxhimit dhe konsultimit në çështje të emigracionit, mbështetjes për bizneset dhe ndihmës në punësim kryesisht në Britaninë e Madhe. Ai tregon të gjitha sfidat dhe arritjet në këtë profesion, duke numëruar mbi 200 raste të suksesshme ligjore.

Kumrija  ka njohuri të thella në fushat e të drejtës tregtare, si dhe për licencat e bizneseve prodhuese në Shqipëri, (duke përfshirë lejet e mjedisit, licencat e transportit dhe të tjera).

Është i përkushtuar për të siguruar cilësinë më të lartë të shërbimit në çdo kohë. Eksperienca dhe formimi i ka dhënë bindjen dhe disiplinën për të punuar në çështje të kompleksuara. Në vitin 2015, ka mbaruar studimet në nivelin master në shkencat juridike në Universitetin “Tor Vergata” në Romë. Dosja e tij profesionale përfshin mbi 200 raste të suksesshme ligjore. Në prill të vitit 2021, ka kandiduar si deputet për qarkun e Elbasanit, në zonën e Gramshit.

Prej vitit 2018, drejton SK Legal Consultant, një kompani e cila operon në mes të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Gjithashtu, në vitin 2021, ka bashkëthemeluar Vivere In Albania, zyrë e konsulencës ligjore për transferimin e qytetarëve dhe kompanive të huaja në Shqipëri

Avokat sa vite keni ju që punoni në këtë profesion? Kam pasur fatin që të kem studiuar ne Itali kjo më ka hapur nje bagazh shumë të madh formimi dhe tani kam shumë vitë që e ushtroj këtë profesion.

Ju jeni marrë vetëm me shqiptarë apo edhe me të huaj?

Unë që në fillesat e mija jam marrë edhe me shqiptarë edhe me të huaj. Ka qenë në ambiciet e mija që ti suportoj shqiptarët anë e mbanë botës duke mos i lënë ata në probleme të pazgjidhshme. Një ndër këto nisma do të cilësoja atë të të ligjit të pensioneve duke punuar për ti njohur ato. Kam ndihmuar shumë të huaj që të marrin shtetësinë shqiptare, dhe ata të gëzojnë këtu një pension dhe të jetojnë të qetë. Ky ligj është aprovuar që në vitin 2021, dhe shumë të huaj ndihen të lumtur që kanë ardhur të jetojnë në shqipëri apo edhe të investojnë.

Cilat jane sfidat kryesore në këtë profesion?

Sfida kryesore është të jesh i adaptuar, me të gjitha risitë dhe zhvillimet ne ligjet e fundit apo normativat. Pasi është e vetmja mënyrë për ti dhënë klientit një zgjidhje për problemin e tij. Është një profesion shumë delikat sepse ka të bëjë me rezultatin. Ajo që ne kemi detyrën është të vendos përpara se të zhvillohet gjyqi, procesi apo dosja një fotografi të gjerë tek klienti për çdo skenar të sukseshëm apo pesimit. Pra, ne jemi çdo ditë në një sfidë. Pra, ne duhet të jemi me klientët të sinqertë dhe të prekshëm se sim und ti zhvillohet dosja. Kemi besimin e klientit dhe kemi qenë korrekt në formën e shërbimit pasi besimi i tyre është shumë i shenjtë, dhe është besimi që të rrit biznesin.

Pse keni punuar ju me fushën e emigracionit?

Ka qenë kjo sepse kisha dëshirë që shqipërinë ta njihnin edhe më shumë njerëz. Tashmë u bënë gati tre vite që kam  ikur ne Angli dhe zyra ime është në qendër të Londrës duke punuar jo vetëm me qytetarët shqiptare por edhe të huaj dhe biznese per mua kjo është puna e ëndrrave tahsmë pasi ndihem i konsoliduar.

A keni një mesazh për të gjithë juristët e rinj?

Unë i sugjeroj juristët që të zgjedhin siç duhet gjënë që duan të bëjnë në jetë dhe të kuptojnë që ky profesion është shume dinjitiz dhe përgjegjësi e lartë për ta mbajtur këtë post. Ndaj, sa më shume juristë të ketë aq më mirë pasi duhet që të rritet cilësia.
Juridiku nuk ka dhe nuk kërkon një zhvillim të fortë në gjimnaz por kërkon një punë presistente, një konstancë, vazhdueshmëri dhe devotshmëri. Kush do një karrierë të lartë duhet të jetë i përgatitur për këto të fundit.

Përgatiti: Megi Latifi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0