Flora Xhemani Baba mbi agroturizmin dhe fuqinë e turistit vendas - Business Magazine Albania

Flora Xhemani Baba mbi agroturizmin dhe fuqinë e turistit vendas

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe konsulente udhëtimesh me më shumë se 20 vite eksperiencë në fushën e turizmit, na jep një pasqyrë të thelluar mbi pritshmëritë për sezonin turistik 2026. Nga plazhet e bregdetit shqiptar te agroturizmi në zonat rurale, ajo analizon sfidat reale të industrisë, rëndësinë e turistit vendas dhe mënyrën se si autenticiteti i produkteve lokale mund të bëhet një strategji konkurruese. Në një kohë kur turistët nuk kalojnë më javë të tëra në një destinacion, por zgjedhin fundjavë të shkurtra dhe përvoja të ndryshme, menaxhimi i ofertës turistike dhe përmirësimi i infrastrukturës bëhen më të domosdoshme se kurrë. Baba thekson se suksesin e agroturizmit nuk e bën vetëm mikpritja, por lidhja reale me tokën, prodhimet vendase dhe përvojën autentike të pushuesit.

Prej 20 vitesh e më shumë në gazetari dhe turizëm, si e shihni panoramën e turizmit për 2026-ën?

20 vitet e mia të përvojës në turizëm nuk janë të njëjtat; ka pasur një ndryshim gradual në sektor, por nuk mendoj se ky sezon do të ndryshojë ndjeshëm nga 2025-a. Ndryshime mund të shihen ndoshta në perceptimin e përgjithshëm të pushuesve përsa i përket infrastrukturës publike. Pjesa më e rëndësishme, duke marrë parasysh edhe ndryshimet që po bën qeveria për përdorimin e plazheve publike dhe përmirësimin e infrastrukturës bregdetare, mendoj se do të sjellë ndikime pozitive, megjithëse jam skeptike për zbatueshmërinë e këtij ligji.

Në këtë kontekst, respektimi i çmimeve tavan më duket një utopi, e vështirë për t’u realizuar. Nga ana tjetër, bërja e plazheve publike me pagesë duhet të sqarohet mirë. Pushuesi ka të drejtë të pushojë pa pagesë, por nëse merr shërbime nga njësia e bashkisë, pushteti lokal duhet të paguajë për to. Por nëse thjesht dëshiron të vendosë peshqirin ose çadrën e tij në segmentin e quajtur plazh publik, kjo duhet të jetë absolutisht pa pagesë.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0