Vajzat në Kosovë po tregojnë se teknologjia nuk është vetëm një profesion, por një mundësi për kreativitet, inovacion dhe pavarësi. Beatrika Krasniqi, CEO e Coddy School Kosova, ndan përvojën e saj mbi mënyrën se si fëmijët dhe të rinjtë po mësojnë programim sot, pengesat që hasin vajzat në rajon dhe rëndësinë e edukimit të hershëm për të ndërtuar aftësi kritike dhe logjike që tregu global i punës kërkon. Intervista shpalos gjithashtu strategjitë për të inkurajuar vajzat në STEM dhe rekomandimet për prindërit dhe edukatorët.
Pse vajzat në Kosovë po zgjedhin gjithnjë e më shumë teknologjinë?
Nga përvoja ime në Coddy, vajzat sot janë shumë më të vetëdijshme për mundësitë që ofron teknologjia. Ato e shohin programimin jo vetëm si profesion, por si mënyrë për të shprehur kreativitetin, për të ndërtuar diçka konkrete dhe për të pasur pavarësi në të ardhmen. Shumë vajza tërhiqen sepse teknologjia u jep zë ideve të tyre dhe i bën të ndihen të fuqizuara, sidomos kur shohin rezultate të shpejta nga puna e tyre.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto