Nga bankat e gjimnazit në Shqipëri deri në zemër të industrisë globale të inteligjencës artificiale, rrugëtimi i një Xhoni Shollajt në një nga kompanitë më me ndikim në botë është dëshmi se talenti nuk njeh kufij. Me disiplinë teknike, vizion afatgjatë dhe përkushtim ndaj ekselencës, ai ka arritur të bëhet pjesë e një ekipi elitar në NVIDIA, duke përfaqësuar jo vetëm aftësitë e tij profesionale, por edhe potencialin e brezit të ri shqiptar në skenën ndërkombëtare të AI-së.
Në këtë intervistë, ai ndan rrugëtimin, sfidat, filozofinë e punës dhe këshillat për të rinjtë që ëndërrojnë një karrierë globale në inteligjencën artificiale.
Si nisi karriera juaj ndërkombëtare dhe si u gjendët në NVIDIA?
Karriera ime filloj gjatë periudhës në gjimnaz, ku krahas programit për Shkenca Kompjuterike dhe Biznes, fillova të punoja me kohë të pjesshme për një kompani në performancën sportive në fushën e të dhënave statistikore dhe analitikës.
Pasi përfundova programin, puna e ardhshme ishte tek PwC në Tiranë ku pozicioni im kishte lidhje me aplikimin e modeleve të hershme të inteligjencës artificiale në automatizime të brendshme (punë e cila u reflektua deri diku edhe tek pozicioni im i ardhshëm tek kompania EY).
Në hapin e radhës vendosa që të aplikoja për program Master Shkencor në institutet që kanë fakultetin më të zhvilluar në anën e publikimeve shkencore dhe patentave, në mënyrë që të thelloja në mënyrë sa më të mirë anën teknike në fushën e inteligjencës artificiale të aplikuar. Programi më i përparuar në kohën e aplikimit për specializimin që kërkoja ndodhej në Singapore (National University of Singapore), program i cili përveç anës teknike, kishte dhe shumë lidhje me kompani partnere, në të cilat kishim mundësi të mësonim aplikimin e këtyre teknologjive në formën më të mirë.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto