Bill Gates: "Këto janë punët për të cilat do të braktisja kolegjin sot" - Business Magazine Albania

Bill Gates: “Këto janë punët për të cilat do të braktisja kolegjin sot”

~5 minuta lexim


Bill Gates njihet si një nga personat më të famshëm që kanë braktisur Harvardin. Ai në mënyrë të veçantë hoqi dorë nga universiteti më i mirë në vitin 1975 për të themeluar Microsoft dhe që atëherë u kthye në një nga personat më të pasur në botë.

Duke parë mbrapa, Gates ka thënë se ishte me fat që kompjuterat ishin një hobi dhe një obsesion i tij në një kohë kur ata po fillonin të ndryshonin botën.

Por duke folur të Premten në një tjetër Universitet të Ivy League, Universitetin e Kolumbisë, së bashku me miliarderin dhe investitorin e famshëm Warren Buffett, Gates tha se nëse do të braktiste kolegjin sot, ka një shans të kufizuar që ai të përfundonte në industrinë kompjuterike dhe aq më tepër në zhvillimet software-ike për kompanitë. Rreth 1,000 vetë, kryesisht studentë, u mblodhën në kampus për të dëgjuar dy miliarderët.

Për të qenë të qartë, Gates, i cili tani është 61 vjeç, nuk ishte në Kolumbi për të thënë që studentët duhet të braktisin shkollën. Ai beson në investimin te arsimi dhe ai tha se arsimi është prioriteti numër një i zhvillimit të tij në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një student, ai caktoi tre fusha që i sheh shumë premtuese dhe ku do mund të vazhdonte një karrierë në qoftë se do të fillonte sot nga e para.

Inteligjenca artificiale

Nëse ai sot do të fokusohej në shkencat kompjuterike, fusha që mendon se ka potencialin më të madh është inteligjenca artificiale. “Aftësia e agjentëve artificialë për të lexuar dhe kuptuar materialin është fenomenale”, thotë Gates. “Çdo gjë që lidhet me këtë do të ishte një karrierë emocionuese gjatë gjithë jetës”.

Sektori i Energjisë

Gates tha se ka një kërkesë të madhe dhe në rritje për energjinë që është “e besueshme, e lirë dhe e pastër”. Ai tha se ende nuk ka sistem që mund të sigurojë energji të mjaftueshme që i plotëson këto kritere. Kjo është arsyeja pse ai e sheh energjinë si një hapësirë të mundësive për mendjet inovative. “Inovacionet [në energji] do të jenë të mëdha”, tha Gates. “Dhe ka shumë rrugë për të bërë për të arritur aty ku duhet të shkojmë.”

Buffett u pajtua me të. Kompania e tij “Berkshire Hathaway” zotëron një numër të lartë të shërbimeve komunale dhe ka premtuar të shpenzojë 30 miliardë dollarë për zhvillimin e energjisë alternative. Berkshire zotëron një numër të fermave me erë dhe së shpejti do të bëhet prodhuesi më i madh i energjisë së erës në Amerikë.

Bioteknologjia

Gates mendon se është një periudhë emocionuese në biologji dhe se zhvillimet në bioshkencë janë “duke lëvizur më shpejt se kurrë.” Ai tha se mendonte se kishte potencial dhe një nevojë për luftën kundër obezitetit, kancerit dhe depresionit. Ndër përparimet më premtuese që Gates përmendi ishin vaksinat e ADN-së. Gates tha se ishte optimist se politika e SHBA dhe shpenzimet për vaksinat nuk do të ndryshonin me presidentin e ri, pavarësisht disa komenteve që Trump ka bërë me lidhjet shkencërisht të pakonfirmuara midis vaksinave dhe autizmit. “Nuk mendoj se Trump do të ndryshojë qëndrimin e politikave të SHBA-së ndaj vaksinave,” tha Gates.

burimi: fortune.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
1
1