Microsoft kërkon të gjejë kurën e kancerit me anë të kompjuterave - Business Magazine Albania

Microsoft kërkon të gjejë kurën e kancerit me anë të kompjuterave


Hulumtuesit e laboratorit të Microsoft në Cambridge, Angli, po mundohen të hartojnë “kodin” e kësaj sëmundje, duke shpresuar të mësojnë se si krijohet kjo sëmundje, dhe më pas të ri-programojnë qelizat kanceroze në qeliza të shëndetshme.

Në krye të këtij hulumtimi është Jasmin Fisher, e cila është profesore bio-kimie në ‘Cambridge University’. Sipas Fisher, ajo dhe kolegët e saj janë duke trajtur kancerin njëlloj si shkencëtarët kompjuterikë trajtojnë programet kompjuterike. “N.q.s ne arrijmë të ndërtojmë këto programe, ne atëherë mund t’i kontrollojmë ato për gabime, dhe më pas të zgjidhim problemin,” ka thënë ajo.

Nuk dihet se sa para janë investuar nga Microsoft në këtë program, por sipas burimeve zyrtare, rreth 150 persona janë duke u marrë me këtë hulumtim në universitetin e Cambridge. Këta persona përbëhen nga shkencëtarë kompjuterikë, inxhinierë, si dhe biologë.

Sipas ‘Cancer Research U.K.’, organizatës më të madhe jo-fitim-prurëse në botë për hulumtime kanceri, kjo qasje e problemit është çelësi i ecurisë mjekësore. “Kanceri është një problem shumë komplex, pasi ka rreth 200 lloje të ndryshme të tij, dhe sëmundja e çdo kujt është unike. Kështu që kjo është një sfidë që duhet parë nga çdo aspekt, me çdo mënyrë të mundshme,” ka thënë Justine Alford i Cancer Research U.K. “Shpresojmë që ky projekt ambicioz të hapë rrugë për gjetjen e rrugëve për të mundur kancerin.”

Por lind pyetja: si mund të ndihmojnë kompjuterat në këtë mes?

Sipas Microsoft, laborantët janë duke përdorur makineri mësimore për të parë dhe për të qartësuar të dhënat që merren nga pacientë të ndryshëm. Një hulumtues apo doktor e ka të vështirë për të një pikturë më të madhe të dhënash, ndërsa për një kompjuter të avancuar, kjo është më e lehtë për t’u bërë.
“Kemi arritur një pikë ku po ‘mbytemi’ me informacion. Matim shumë gjëra, marrim shumë të dhëna,” ka shtuar Fisher.” Por si mund t’i marrim këto të dhëna, dhe t’i kthejmë ato në njohuri? Kjo ka qënë sfida më e madhe që kemi hasur deri më sot.”

Por Microsoft nuk është kompania teknologjike e parë që ka ndërmarrë një iniciativë të tillë. IBM Watson përdor pothuajse të njëjtën metodë, për të analizuar informacionet mjekësore të pacientëve.
Edhe kompani si Apple dhe Google janë duke ndërmarë hapa të rëndësishme në fushën e mjekësisë për të gjetur kura për sëmundje të ndryshme, si SIDA, kanceri, etj.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0