Në të, Gates bëri disa parashikime të guximshme që në atë kohë mund të ishin dukur të ekzagjëruara.
Por mesa duket parashikimet e Gates dolën të ishin përcaktuar saktë.
Këtu janë 8 parashikimet që Gates bëri rreth 20 vjet më parë dhe është e habitshme se sa afër së vërtetës kanë qenë.
1. Faqe ku mund të krahasohen çmimet
Parashikimi i Gates: “Do të zhvillohen shërbime të automatizuara të krahasimit të çmimeve, duke i lejuar njerëzit të shohin çmime nëpër faqet e shumta të internetit, duke e bërë mjaft të lehtë gjetjen e produkteve më të lira për të gjitha llojet e industrive.”
Ajo që ne shohim tani: Ju mund të kërkoni me lehtësi një produkt në Google ose Amazon dhe të shikoni çmimet e ndryshme. Site si NexTag dhe PriceGrabber janë ndërtuar posaçërisht për të krahasuar çmimet.
2. Pajisjet mobile
Parashikimi i Gates: “Njerëzit do të mbajnë pajisje të vogla që u lejojnë atyre të qëndrojnë vazhdimisht në kontakt dhe të bëjnë biznes elektronikisht nga kudo që të jenë. Ata do të mund të kontrollojnë lajmet, të shohin fluturimet që kanë rezervuar dhe çdo gjë tjetër.”
Ajo që ne shohim tani: Smartphone-ët dhe tani smartwatch-ët po e bëjnë të gjithë këtë.
3. Pagesat online dhe kujdes shëndetësor më të mirë përmes internetit
Parashikimi i Gates: “Njerëzit do të paguajnë faturat e tyre, do të kujdesen për financat e tyre dhe do të komunikojnë me mjekët e tyre në internet.”
Ajo që ne shohim tani: Teknologjia nuk ka qenë në gjendje të ndryshojë kujdesin shëndetësor në mënyrën se si Uber ndryshoi transportin, por faqet si ZocDoc synojnë të bëjnë gjetjen më të lehtë të një mjeku. Punëdhënësit po përpiqen të ndryshojnë zyrën e mjekut duke ofruar antarësime mujore për kujdesin shëndetësor në internet dhe aksesimin e të dhënave.
Lexoni: Ja cilat janë 5 parashikimet për të ardhmen dixhitale
Ju gjithashtu mund të merrni hua online përmes faqeve si “Lending Club” dhe lehtësisht të bëni pagesa përmes faqeve dhe aplikacioneve si PayPal dhe Venmo.
4. Asistentë personalë dhe IoT (Internet of Things)
Parashikimi i Gates-it: Do të zhvillohen “Asistentët personalë”, të cilët do të lidhin dhe sinkronizojnë të gjitha pajisjet tuaja në një mënyrë të zgjuar, pavarësisht nëse jeni në shtëpi apo në zyrë dhe u lejojnë atyre të shkëmbejnë të dhëna. Pajisjet do bëjnë kontrollin e email-eve apo njoftimeve të ndryshme dhe do iu paraqesin informacionin që ju nevojitet. Kur të shkoni në dyqan, mund t’u tregoni se çfarë recete doni të përgatitni dhe menjëherë do iu gjenerohet një listë përbërësish që duhet të merrni. Do informoheni për të gjitha pajisjet që do blini dhe për orarin kur duhet t’i merrni.”
Ajo që ne shohim tani: Google Now, një asistent i zgjuar që përdoret në pajisjet mobile, po fillon të përdoret në këtë drejtim. Ndërkohë, pajisjet e zgjuara si Nest mbledhin të dhëna për rutinën e përditshme dhe rregullojnë automatikisht temperaturën e shtëpisë tuaj.
Ekziston edhe një valë e pajisjeve të kontrolluara me zë, si Echo e Amazon dhe Google Home, që mund të lexojnë emailin tuaja për ju ose t’ju udhëzojnë gjatë gatimit.
5. Mediat sociale
Parashikimi i Gates: “Faqet e internetit private për të biseduar me miqtë dhe familjen tuaj do të jenë të zakonshme, gjithashtu mund të planifikoni edhe evente të ndryshme.”
Ajo që ne shohim tani: Dy miliardë njerëz tashmë përdorin Facebook për të parë se çfarë bëjnë shokët e tyre dhe planifikojnë evente përmes tij. Snapchat, Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger së bashku me një shpërthim të rrjeteve të tjera sociale më të vogla po e pasqyrojnë realisht këtë parashikim.
6. Oferta promocionale të automatizuara
Parashikimi i Gates: “Software që e dinë se kur keni rezervuar një udhëtim, e shfrytëzojnë atë informacion për të sugjeruar aktivitete në destinacionin lokal. Më pas iu sugjerojnë aktivitete, zbritje, oferta dhe çmime më të lira për të gjitha gjërat ku dëshironi të merrni pjesë.”
Lexoni: LIDHJA DASHURI-URREJTJE MIDIS BILL GATES DHE STEVE JOBS
Ajo që ne shohim tani: Faqet e udhëtimit si Expedia dhe Kayak ofrojnë oferta bazuar në të dhënat e blerjes së kaluar të përdoruesit. Google dhe Facebook mund të ofrojnë reklama promovuese bazuar në vendodhjen dhe interesat e përdoruesit. Airbnb, i cili lejon njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e jo hotelet, filloi të ofrojë udhëtime të specializuara në destinacione, kështu që ju mund të jetoni si një vendas.
7. Software për menaxhimin e projekteve
Parashikimi i Gates: “Menaxherët e projektit që kërkojnë të vendosin një ekip së bashku do të jenë në gjendje të punojnë online, të përshkruajnë projektin dhe të marrin rekomandime për njerëzit që do t’u përshtaten kërkesave të tyre”.
Ajo që ne shohim tani: Ekzistojnë tonelata software për rrjedhën e punës në hapësirat e ndërmarrjeve që po revolucionon mënyrën se si rekrutoni, formoni skuadrat dhe caktoni punën për të tjerët.
8. Rekrutimi përmes internetit
Parashikimi i Gates: “Në mënyrë të ngjashme, njerëzit që kërkojnë punë do të jenë në gjendje të gjejnë mundësi punësimi online duke deklaruar interesat, nevojat dhe aftësitë e tyre.”
Ajo që ne shohim tani: Site si LinkedIn i lejojnë përdoruesit të ngarkojnë rezyme dhe të gjejnë punë në bazë të interesave dhe nevojave të tyre. Rekrutuesit mund të kërkojnë në bazë të aftësive të specializuara.
Lexoni: Kjo është këshilla që Bill Gates do të jepte për 19-vjeçarët
burimi: BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.