Tesla rimëkëmbet pas përplasjes mes Elon Musk dhe Donald Trump - Business Magazine Albania

Tesla rimëkëmbet pas përplasjes mes Elon Musk dhe Donald Trump

Tesla

Aksionet e Teslës u rritën me mbi 4% të premten pas një rënieje të thellë prej 14% një ditë më parë, që zhduki mbi 150 miliardë dollarë nga vlera e tregut. Shkaku? Një përplasje e ashpër publike mes Elon Musk dhe Donald Trump.

Gjithçka nisi nga kritika e Musk ndaj projektbuxhetit të Trump, e më pas u përshkallëzua kur Musk tha se Trump nuk do të ishte zgjedhur pa ndihmën e tij. Trump reagoi menjëherë duke paralajmëruar ndërprerje të subvencioneve dhe kontratave për Tesla dhe SpaceX.

“Mënyra më e lehtë për të kursyer miliarda është të ndërpresim kontratat e Elon-it,” shkroi Trump në Truth Social.

Pavarësisht goditjes, investitorët mbeten të ndarë. Një pjesë frikësohet se një rikthim i Trump mund të vonojë projektin ambicioz të Tesla-s për robotaksi – makina pa shofer që pritet të testohen këtë muaj në Teksas.

Lexo edhe: “Pa telefona para 14 vjeç, pa rrjete sociale para 16”, alarmi për ndikimin e ‘Big Tech’

Ndërkohë, vëmendje të madhe po tërheq edhe SpaceX, e cila ka marrë miliarda nga NASA për dërgime në hapësirë, dhe Starlink, që kohët e fundit nënshkroi marrëveshje në vende si Arabia Saudite, India dhe Bangladeshi.

Luhatjet e forta në bursë tregojnë pasigurinë në rritje: lidhjet politike që dikur e ndihmuan Musk, tani mund të kthehen në bumerang.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0