George RR Martin është në mesin e disa autorëve që po e padisin kompaninë e ChatGPT-s, OpenAI, mbi pretendimet se e drejta e tyre autoriale ishte shkelur për të trajnuar sistemin.Martin është i njohur për serinë e librave fantazi “A Song of Ice and Fire” që po ashtu u bënë edhe seri televizive nga HBO, me emrin “Game of Thrones”.
ChatGPT dhe modele të tjera gjuhësore “mësojnë” duke analizuar një sasi masive të dhënash që shpesh burojnë në internet.
Padia pretendon se librat e këtyre autorëve janë përdorur pa lejen e tyre për ta bërë ChatGPT-n më të zgjuar.
OpenAI tha se respektonte të drejtat e autorëve dhe besonte se “ata duhet të përfitojnë nga teknologjia e AI-s”.
lexo: Vera e fshatit Kaçë ka mbërritur deri në Vatikan
Autorë të tjerë që shtruan ankesë janë John Grisham, Jonathan Franzen, Jodi Picoult dhe George Saunders.
Çështja është sjellë në gjykatën federale në Manhattan, New York, nga Shoqata e Autorëve, një grup tregtar në SHBA që punon në emër të autorëve të përmendur.
Sipas dosjes, shoqata akuzoi OpenAI për përfshirje në “vjedhje sistematike në një shkallë masive”. theverge
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.