Meta po planifikon ndryshime të mëdha për Facebook dhe Instagram - Business Magazine Albania

Meta po planifikon ndryshime të mëdha për Facebook dhe Instagram

Sa jeni të gatshëm të paguani për versionet e Facebook dhe Instagram në të cilat nuk do të shfaqen reklamat?Prej vitesh kemi dëgjuar për versionin e Facebook, kurse duket se Meta po e shqyrton seriozisht futjen e opsionit të parapagimit jo vetëm për Facebook por edhe Instagram.

Në këtë rast nuk është dëshira për modelin e ri të punës, që do të ishte burim i mirë i të hyrave, por detyrim dhe përgjegjësi e ri që sipas ligjit që ka hyrë së fundmi në fuqi në BE tek platformat më të mëdha të rrjeteve sociale.

Me futjen e abonimeve në këto platforma Meta, nuk do të kishte më nevojë për gjurmim të të dhënave, pasi përdoruesve të këtyre rrjeteve sociale nuk do të shfaqeshin më reklama. Tre burime të njohura me situatën në kompani kanë treguar për mediat se kompania e Zuckerberg po e konsideron seriozisht këtë lëvizje.

Sipas këtyre burimeve, Meta së shpejti mund të fillojë të bëjë ndryshime dhe, për përdoruesit që nuk duan t’u shfaqen reklama, të përdorin versionet e Facebook dhe Instagram që do të kërkojnë pagesën e një abonimi mujor. Do të jetë interesante të shihet shifra për të cilën vendos Meta, sepse shuma e abonimit mujor duhet të jetë një element kyç për shumë përdorues, të cilëve u duket mjaft interesante ideja e një Facebook-u që nuk do të shfrytëzojë të dhënat e tyre dhe nuk do t’u tregojë reklama.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0