Studentët do të përfitojnë kredi për kostot e studimeve dhe të jetesës, kriteret, degët me përparësi, normat e interesit

Studentët do të përfitojnë kredi për kostot e studimeve dhe të jetesës, kriteret, degët me përparësi, normat e interesit

Studentët do të përfitojnë kredi për kostot e studimeve dhe të jetesës, kriteret, degët me përparësi, normat e interesit

Të gjithë  studentët, të cilët kanë vështirësi për të përballuar kostot e studimeve, tashmë kanë mundësinë që të marrin kredi studentore për ti përballuar ato me norma shumë të ulëta interesi.

Këtë të drejtë do ta kenë ata studentë me shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri, që janë të regjistruar dhe ndjekin studimet në një institucion të arsimit të lartë.

Sipas një vendimi të qeverisë, kostoja e studimeve, për efekt të masës së kredidhënies, përfshin tarifën e studimeve dhe kostot e jetesës. Ndërsa kostot e jetesës do të përllogariten deri në kufirin e pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Financimi i kredisë

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL), negocion me bankat e nivelit të dytë për dhënien e kredive studentore pa kolateral fizik. Kredia studentore do të jepet për mbulimin e kostove vetëm për ndjekjen e një programi studimi.

“Financimi i kredisë bëhet me këste, të paktën dy herë në vit, dhe financimi i çdo kësti realizohet vetëm pas konfirmimit nga institucioni i arsimit të lartë, që studenti kredimarrës ka shlyer tarifën vjetore të shkollimit të vitit akademik dhe ka frekuentuar procesin mësimor. Norma e interesit të kredisë studentore të jetë më e ulët se norma mesatare e interesit për kreditë konsumatore, të dhëna nga institucioni kredidhënës për 2 (dy) vitet e fundit, përfshirë vitin në të cilin jepet kjo kredi. Norma e interesit të kredisë të jetë e pandryshueshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së kredisë.”- thuhet në vendimin e qeverisë.

Do të jetë Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, institucioni që do të informojë ministrinë përgjegjëse për arsimin për negociimet e zhvilluara me bankat e nivelit të dytë, duke i listuar ato sipas normës më të ulët të interesit të ofruar për kreditë studentore.

Kërkesa për kredi

Nga ana tjetër, studenti, i cili nuk është subjekt i përfitimeve prej akteve të tjera që mbështesin studentin me bursa, mbështetje financiare apo përjashtime nga tarifat, ka të drejtë të paraqesë kërkesë për kredi studentore pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë.

Bashkë me kërkesën, studenti paraqet edhe dokumentacionin që vërteton regjistrimin si student në institucionin përkatës të arsimit të lartë dhe numrin e matrikullimit.

Më pas, do të jetë Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, e cila do të vlerësojë dhe rendisë kërkesat e studentëve për kredi studentore, mbi bazën e kritereve, si vlera e kredisë së kërkuar, sipas të cilës AKFAL-i i rendit kërkesat për kredi, duke preferuar kërkesat me vlerën e kredisë më të ulët dhe
llojin e programit të studimit ku është regjistruar studenti, i cili kërkon kredi.

Lexo:Profesori i ri i shkencave kompjuterike në Harvard do të jetë ChatGPT, do t’i udhëzojë studentët drejt përgjigjes së saktë

Nga kërkesat për kredi, preferohen kërkesat e paraqitura nga studentët e regjistruar në programe studimi, të përcaktuara si programe prioritare në institucione publike të arsimit të lartë.

Brenda 15 ditëve nga shpallja e listës me renditjen e kërkesave për të përfituar kredi studentore, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë ia paraqet këtë listë bankave të nivelit të dytë, të cilat kanë pranuar të ofrojnë kredinë studentore, me normën më të ulët të interesit.

Numri i kërkesave për të përfituar kredi studentore, të cilat do të paraqiten te banka/bankat e nivelit të dytë, do të rakordohet me fondin, i cili angazhohet çdo vit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për financimin e normës së interesit të kredive studentore.

Me miratim të ministrisë përgjegjëse për arsimin, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë lidh me bankën e nivelit të dytë marrëveshje për të financuar një pjesë të normës së interesit të kredive studentore, që banka do të kontraktojë me studentët, por jo më shumë se 5 pikë përqindje të normës së interesit.

ata

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0