Europa është një hap më afër kompjuterit kuantik premtues -

Europa është një hap më afër kompjuterit kuantik premtues

Europa është një hap më afër kompjuterit kuantik premtues

Europa është një hap më afër kompjuterit kuantik premtues me nënshkrimin – në emër të EuroHPC JC – të marrëveshjeve të pritjes për gjashtë kompjuterë kuantikë në tokën europiane. Siç raportohet, gjashtë kompjuterët e parë kuantikë të BE-së, që do të jenë funksionalë deri në vitin 2025, do t’u lejojnë përdoruesve europianë të eksplorojnë një shumëllojshmëri teknologjish kuantike të kombinuara me superkompjuterët kryesorë.

Gjashtë kompjuterët kuantikë të EuroHPC do të integrohen në superkompjuterët ekzistues në Republikën Çeke, Francë, Gjermani, Itali, Poloni dhe Spanjë.

Infrastruktura e ardhshme e llogaritjes kuantike do të mbështesë zhvillimin e një game të gjerë aplikimesh me rëndësi industriale, shkencore dhe shoqërore për Europën, duke shtuar aftësi të reja në infrastrukturën superkompjuterike europiane. Europa, me zhvillimin e kësaj teknologjie të re është kthyer në një rezultat të përpjekjeve bashkëpunuese të të paktën 17 vendeve europiane, duke bashkuar forcat për të krijuar kompjuterin kuantik.

Lexo edhe: E ardhmja e legjislacionit të inteligjencës artificiale

Sistemet do të jenë të disponueshme për një gamë të gjerë përdoruesish europianë, kudo që të jenë në Europë, komunitetin shkencor, si dhe industrinë dhe sektorin publik.

Sot ka një sërë detyrash të rëndësishme llogaritëse që superkompjuterët klasikë përpiqen t’i zgjidhin. Shembuj të këtyre problemeve komplekse janë optimizimi i flukseve të trafikut ose zhvillimi i barnave dhe materialeve të reja. Kompjuterët kuantikë hapin derën për qasje të reja për zgjidhjen e këtyre problemeve të vështira llogaritëse.

EU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0