E ardhmja e legjislacionit të inteligjencës artificiale - Business Magazine Albania

E ardhmja e legjislacionit të inteligjencës artificiale

inteligjencë artificiale

Nadia Elbasani*

Vitet e fundit nocioni i inteligjencës artificiale po bëhet kryefjala e zhvillimeve teknologjike, të cilat po sjellin një marsh të lartë të përfitimeve ekonomike dhe shoqërore. Ritmet e larta të përfshirjes së inteligjencës artificiale në shoqëri po sjellin ballafaqimin agresiv të dy aspekteve kryesore të kësaj valë të re ndryshimesh teknologjike, përftimet ekonomike kundër aspektit shoqëror.

Zgjidhja e një ballafaqimi të tillë do duhet të shoqërohet në mënyrë rigoroze me informim gjithëpërfshirës, pasi të njëjtët elementë dhe teknika që fuqizojnë përfitimet socio-ekonomike të inteligjencës artificiale mund të sjellin gjithashtu rreziqe të reja ose pasoja negative për individët ose shoqërinë.

BE-ja është shfaqur vazhdimisht në përpjekje për të kryesuar sfidën e zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe balancimin e saj ligjor me vlerat dhe parimet themelore të Bashkimit Europian. Krijimi i habitatit të duhur për përparimin teknologjik, përfitimet ekonomike dhe ruajtjen e të drejtave janë në interesin më të lartë të BE-së për të dominuar në këtë sferë.

BE-ja kërkon të krijojë politika për të alternuar arritjen e qëllimeve të dyfishta të inkurajimit/adaptimit të inteligjencës artificiale dhe të adresimit të rreziqeve që lidhen me disa aplikime të kësaj teknologjie. Duke krijuar një kornizë ligjore të besueshme për inteligjencën artificiale synohet të realizohet qëllimi për rritjen e ekosistemit dhe njëkohësisht besimit të përdoruesve.

Plani i formëzuar në një Akt, synon të bazohet në parimet dhe të drejtat themelore të BE-së, dhe njëkohësisht të frymëzojë zhvilluesit për të krijuar zgjidhje të bazuara në inteligjencën artificiale për tregun e brendshëm të BE-së. Gërshetimi i duhur i zhvillimit dhe besimit të përdoruesve do të sjellë për shoqërinë arritjen e qëllimit përfundimtar për mirëqenien e dy palëve dhe mbajtjen e lidershipit teknologjik për BE-në.

Këshillit Europian ka kërkuar në mënyrë të përsëritur për veprim legjislativ për të siguruar një treg të brendshëm që funksionon mirë për sistemet e inteligjencës artificiale dhe ku të dyja anët e medaljes së përdorimit të inteligjencës artificiale trajtohen në mënyrë serioze në nivel të Unionit.

Dekada digjitale ku BE-ja jeton, kërkon domosdoshmërisht zhvillimin e veprimeve legjislative në përputhje të plotë me kornizën aktuale të legjislacionit ekzistues të BE-së. Akti i inteligjencës artificiale në nivel Bashkimi Europian pritet të sjellë një panoramë të qartë të mbrojtjes së aspekteve etike të inteligjencës artificiale/ robotikës dhe zhvillimit ekonomik të kësaj familje teknogjie. E sigurisht, pas formalizimit ligjor vijojnë dhe mbështetje pasuese për inkurajimin e zhvilluesve për ta bërë tregun e Unionit sa më atraktiv për inovacionet.

Lexo: “Jam një grua/vajzë në hapësirën kibernetike”

Skepticizmi i lejimit të zhvillimit të inteligjencës artificiale vjen si pasojë e kompleksitetit, varësisë nga të dhënat dhe sjelljes autonome, nga e cila karakterizohet kjo teknologji. Mirëpo, qëllimi i  Aktit të inteligjencës artificiale mundëson pikërisht garancinë se përdorimi i inteligjencës artificiale është në përputhje me vlerat e Bashkimit. Akti i Inteligjencës Artificiale synon pikërisht mbrojtjen e interesit publik në aspektet më sensitive, siç janë mbrojtja e shëndetit, sigurisë dhe njëkohësisht arritjen e një zhvillimi teknologjik dhe ekonomik për tërë Unionin.

Disa shtete të Bashkimit Europian kanë nisur tashmë me miratimin e rregulloreve kombëtare që inteligjenca artificiale të zhvillohet dhe të sjellë përfitime ekonomiko-sociale për vendin. Në pamje të parë ngjan si një hap inkurajues, por në të vërtetë një qasje e tillë individualiste nga vetë shtetet mund të krijojë fragmentarizim të tregut të Bashkimit Europian.

Krijimi i një Akti për Inteligjencën Artificiale siguron gjithëpërfshirjen e barabartë për të tëra shtetet, treg më të gjerë dhe një ombrellë më të sigurt juridike për të drejtat e përdoruesve.

Duke qënë të vetëdijshëm për zhvilimin pozitiv që inteligjenca artificiale mund të krijojë për përparimin ekonomik të Unionit, krijimi i një kuadri ligjor për inteligjencën artificiale do të sigurojë një mbrojtje ideale për përdoruesit dhe vetë zhvilluesit. Nisma e BE-së për një kornizim ligjor të inteligjencës artificiale do të nxiste përparimin e teknologjisë dhe në të njëjtën kohë plotësimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së interesave dhe incidenteve publike.

Nadia Elbasani, avokate dhe Pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe në Universitetin “Luarasi”, në lëndën “Legjislacioni për TIK”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0