Business Magazine Albania

Për herë të parë një kompani do të bëjë shpërndarjen e ushqimit me robotë

Kompania estoneze e udhëtimeve dhe shpërndarjes së ushqimit Bolt njoftoi një marrëveshje me kompaninë amerikane të robotikës Starship Technologies për të zgjeruar operacionet e saj në një numër vendesh duke filluar nga viti 2023.Kompania Starship u themelua në vitin 2014 nga bashkëthemeluesit i Skype, duke filluar me dërgesat nga robotët vetë-drejtues në Londër. Që atëherë, robotët me 6 rrota kanë funksionuar në 50 zona shërbimi, duke shpërndarë ushqime, sende ushqimore dhe pako të vogla për konsumatorët.

Lexo edhe: Krijimi i lojërave me Inteligjencë Artificiale. Albiona Ajeti, zhvilluesja shqiptare që shkëlqen në teknologji

Sipas Reuters, Starship ka një flotë prej më shumë se 2000 robotësh në Estoni, Britani dhe SHBA dhe ka përfunduar 5 milionë dërgesa komerciale.

Me këtë partneritet, Starship do të ketë akses në mbi 100 milionë klientë Bolt në më shumë se 45 vende dhe 500 qytete.

Bolt pret që dorëzimi duke përdorur robotë do të rrisë përfundimisht përfitimin e tij për dërgesë.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0