Lojëra

Krijimi i lojërave me Inteligjencë Artificiale. Albiona Ajeti, zhvilluesja shqiptare që shkëlqen në teknologji

Me një talent të rrallë në botën e zhvillimit të lojërave kompjuterike, Albiona Ajeti kërkon të lërë gjurmë në botën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Vajza me origjinë nga Kosova, ka shfaqur një vizion të jashtëzakonshëm dhe aftësi interesante për të krijuar lojëra kompjuterike, inovative dhe argëtuese. Punët e saj të fundit kanë tërhequr komunitetin e lojërave, duke fituar vlerësime të larta dhe admirim nga kolegët.

Albiona Ajeti është e apasionuar me teknologjinë, marketingun dhe kreativitetin.
Kam lindur në qytetin e bukur te Ferizajit ne Kosovë, ku shumë nga ëndrrat e mia u formuan dhe u nxitën. Qysh në moshë të re, pata një lidhje të veçantë me kompjuterat dhe teknologjinë, dhe mësova të shfrytëzoj mundësitë e tyre për të krijuar, për të mësuar dhe për të ndikuar në mënyrë pozitive. Iu kam bashkangjitur industrisë së lojerave mobile si zhvilluese e licencuar nga Apple para 6 viteve dhe Google Play Store para 3 viteve. Për të ndarë pasionin tim dhe përvojën time me lexuesit dhe të interesuarit, e kam një faqe të internetit, albiona-ajeti.ca, ku mund të gjeni më shumë informacione rreth projektve të mia, si me lojra mobile, marketing dhe dizajn, dhe të shfletoni portofolion tim profesional, e krijuar me dashuri dhe përkushtim.

Albiona, ti ke krijuar dhe programuar disa lojëra kompjuterike, na i prezanto pak më gjerë.
Pas përfundimit të shkollës së mesme, vendosa të marr një vit pushim për të eksploruar më tej pasionin tim për zhvillimin e lojërave në celular. E ndjenja se kisha një mënyrë unike për të shprehur kreativitetin tim nëpërmjet teknologjisë dhe lojrave, kështu mora një rrugë alternative për të zgjeruar horizontet e mia. Në fillim, nuk kisha shumë eksperiencë në programim, por kisha një dëshirë të madhe për të mësuar. Fillimisht, unë fillova HTML & CSS, që më lejoi të ndërtoj faqe të thjeshta në internet. Pastaj, shkova më tutje duke mësuar Javascript, gjuhën programuese që më dha mundësinë të krijoja ndërveprimin dhe lojërat në internet.

Lexo edhe: Veliaj fton fëmijët të bëhen pjesë e ‘Show-t të robotëve’ në Zoo Park Tirana

Gjashtë vitet e fundit, kam fituar shumë experiencë dhe kredibilitet në industrinë e lojërave, edhe pse mjaft e vogël kam siguruar licencën e Apple Developer edhe Google Play Store. Kam krijuar lojëra të suksesshme që janë bërë të disponueshme në tregjet e Apple dhe Google Play. Loja ime më e fundit “Flaming Target” ka qenë një sfidë e vërtetë për mua. Si shumicën e lojërave të mia, e kam dizajnuar dhe programuar vetëm. Inspiruar nga dëshira ime për të krijuar një lojë argëtuese, por me sfida të shtuara, krijova një koncept ku lojtarët duhet të qëllojnë topin dhe të godasin targetin që lëviz. Sa më shumë ngritet pikësia, aq më shumë do të paraqiten pengesa të reja, duke e bërë lojën gjithnjë e më emocionuese. Kjo lojë e imja, “Flaming Target”, është Available Now në Apple App Store and Google Play Store. Mund ti gjeni të gjitha lojërat e mia këtu https://linktr.ee/aajeti

Inteligjenca artificiale po rritet me hapa galopante së fundmi. Sipas teje, cila do të jetë e ardhmja mes saj dhe njeriut?

Inteligjenca artificiale (IA) ka shkaktuar një ndryshim të thellë në botën tonë dhe vazhdon të përparojë me hapa të shpejtë. Nëse shohim në të ardhmen e IA nga perspektiva e zhvilluesit si unë, ka shumë mundësi dhe sfida interesante në horizont. Rritja e kapaciteteve dhe aftësive të IA do të çojë në krijimin e aplikimeve apo lojërave më të sofistikuara dhe të përparuara. Ne, zhvilluesit, do të kemi mundësinë të krijojnë sisteme të mëdha të mësimit të thellë që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve komplekse dhe në hartimin e strategjive të avancuara. Nga perspektiva e një zhvilluesi, është e rëndësishme të jemi të hapur ndaj inovacionit dhe të vazhdojmë të mësojmë dhe të përshtatemi me zhvillimet e reja në fushën e IA. Duhet të jemi gati të zhvillojmë dhe të implementojmë teknologjitë e reja në mënyrë që të krijojmë aplikime të shkëlqyera dhe të përmbushim potencialet e IA për të ndihmuar.

Sa i përket të ardhmës së IA dhe njeriut, ekzistojnë shumë pikëpamje dhe teori të ndryshme. Disa shqetësime janë të lidhura me sfidat etike, përfshirë privatësinë, sigurinë dhe ndikimin e IA në tregun e punës. Sidoqoftë, unë mendoj që një nga pikëpamjet më të rëndësishme është bashkëpunimi midis IA dhe njeriut, në mënyrë që të përdoren forcat e tyre të kombinuara për të adresuar sfidat globale, si shëndeti publik, ndryshimi klimatik, zhvillimi ekonomik dhe paqja në botë. Është shumë e rëndësishme që të mbahet një balancë mes IA për përmisimin e jetesës dhe etikës shoqëror.

Lexo edhe: Gersi Troka merr medalje ari në Lojërat Olimpike Speciale në Berlin

Cila është marrëdhënia jote me komunitetin shqiptar?
Për mua, është e rëndësishme të ruaj dhe të promovoj trashëgiminë tonë kulturore shqiptare. Për këtë arsye, kam ndarë kohë dhe te bëj intervista per kanale dhe magazina Shqiptare, që ta forcoj edhe me shumë lidhjen. Kam dëeshirë që të integrohem edhe me shumë pranë komunitetit shqiptar në Ontario, përmes organizatave. Shqiptarët në Kanada me kanë ofruar gjithmonë një perkrahje të madhe në lidhje me provomimin e lojërave të mia, gjithashtu edhe në lidhje me Xiris Media, si klientë. E vlersoj shumë pëkrahjen dhe shpresoj që në të ardhmen lidhjet të forcohen edhe më shumë. Covid-19 ka penguar pagëz forcimin e lidhjen, por kam pasur mundësinë që të krijoj lidhje të vlefshme me shqiptarët këtu. Jam falenderuese dhe shumë mirënjohëse që jam mes e një komunitetit që vazhdon e më perkrah dhe duartrokas në çdo hap të karrierës.

//ampress

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0