Anija misterioze kozmike kineze kthehet në Tokë pas 276 ditësh - Business Magazine Albania

Anija misterioze kozmike kineze kthehet në Tokë pas 276 ditësh

Një anije eksperimentale kozmike e Kinës është kthyer në Tokë më 8 maj, pasi qëndroi në orbitë për 276 ditë, raportoi media shtetërore kineze. Kthimi i kësaj anijeje u bë pas përfundimit të një misioni të rëndësishëm, që synonte të testonte teknologjinë e ripërdorshme hapësinore të Kinës.

Kjo fluturake pa ekuipazh u rikthye në qendrën e lëshimit të anijeve në Xhiuquan në veriperëndim të Kinës, ashtu siç ishte paraparë, raportoi media shtetërore kineze.

Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë detaj se për çfarë anije kozmike bëhet fjalë, çfarë teknologjie është testuar, sa lartë ka fluturuar dhe në çfarë trajektore ka fluturuar anija që kur u lëshua në hapësirë në gusht të vitit të kaluar.
Lexo: I LOVE MY BUSINESS nga Ermal Mamaqi, një nxitje drejt rritjes tuaj dhe të biznesit

Ky testim shënon një arritje “të rëndësishme” për teknologjinë e ripërdorshme të anijeve kozmike të Kinës, që do të ofrojë një mënyrë më të lirë dhe më të përshtatshme për përgatitjen e misioneve të reja hapësinore, raportoi media shtetërore kineze.

Më 2021, një anije e ngjashme kozmike kishte fluturuar në hapësirë dhe ishte kthyer në Tokë në po të njëjtën ditë, por edhe atëbotë autoritetet kineze nuk dhanë detaje të misionit.

Komentatorët në rrjetet sociale kineze kanë spekuluar se Pekini po zhvillon një anije kozmike sikurse modeli amerikan X-37B, një avion i pavarur hapësinor që mund të qëndrojë në orbitë për vite të tëra.

Një anije e tillë amerikane u kthye në Tokë nëntorin e vitit të kaluar, pasi kishte qëndruar në orbitë për më shumë se 900 ditë./REL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0