Lajm i mirë! Një hap i madh për digjitalizimin dhe lidhjen e qëndrueshme në rajon, Gjirafa ka njoftuar zyrtarisht partneritetin me Starlink, pjesë e kompanisë novatore SpaceX, si shitës i autorizuar për Ballkanin, me fokus në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Ky bashkëpunim përfaqëson një moment historik për rajonin, i cili shpeshherë ka vuajtur nga mungesa e lidhjeve të qëndrueshme dhe me shpejtësi të lartë interneti, veçanërisht në zonat rurale apo të izoluara. Falë këtij partneriteti, pritet që teknologjia satelitore e avancuar e Starlink të sjellë internet të shpejtë, cilësor dhe të qasshëm për të gjithë, një hap drejt barazisë digjitale.
“Ky rajon meriton një të ardhme ku lidhja me internet nuk është luks, por e drejtë themelore”, thuhet në njoftimin zyrtar nga Gjirafa.
Starlink, një ndër projektet më ambicioze të Elon Musk përmes SpaceX, ka transformuar mënyrën se si ofrohet interneti në mbarë globin, duke përdorur një rrjet të gjerë satelitor që siguron mbulim edhe në zonat më të largëta.
Gjirafa zgjeron ekipin, pozicione të reja pune
Në kuadër të këtij zhvillimi strategjik, Gjirafa ka hapur edhe pozicione të reja pune dhe fton profesionistët e fushës që të bëhen pjesë e ekipit të saj në rritje.
Për më shumë rreth Gjirafa dhe mundësive për bashkëpunim, vizitoni: AboutGjirafa.com
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.