Robert De Niro ‘shpërthen’ në Kanë: Trump është kërcënim për ar... - Business Magazine Albania

Robert De Niro ‘shpërthen’ në Kanë: Trump është kërcënim për artin dhe lirinë

Në një moment që nuk pritej të shndërrohej në deklaratë politike, aktori legjendar i Hollywood-it, Robert De Niro, përdori skenën e Festivalit të Filmit në Kanë për të bërë një fjalim të fuqishëm kundër Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Duke marrë çmimin prestigjioz Palme d’Or për arritje jetësore, 81-vjeçari shfrytëzoi fjalën e tij për të denoncuar ashpërsisht drejtimin që, sipas tij, po merr demokracia amerikane nën administratën aktuale.

Lexo gjithashtu: Metileni blu: trend i rrezikshëm i mirëqenies apo një gjetje shkencore?

“Në vendin tim, po luftojmë si të çmendur për një demokraci që dikur e merrnim si të mirëqenë,” deklaroi ai përpara një audience të mbushur me yje botërorë të artit dhe kinemasë.

De Niro nuk u përmbajt kur e quajti Trump “një president filistin”, një term që përshkruan dikë të shurdhër ndaj vlerave kulturore dhe artistike.

“Arti është demokratik, përfshirës dhe bashkon njerëzit. Prandaj është kërcënim. Dhe prandaj ne, artistët, jemi kërcënim për autokratët dhe fashistët.”

De Niro akuzoi Trump se ka marrë nën kontroll institucione kulturore si Kennedy Center, ndërsa njëkohësisht ka reduktuar buxhetet për artet dhe arsimin. Kritikave të tij iu shtua edhe një referencë ndaj raportimeve për plane të mundshme për të vendosur tarifa mbi filmat ndërkombëtarë që hyjnë në tregun amerikan.

“Kreativiteti nuk ka çmim, por me sa duket mund të taksohet. Kjo është e papranueshme.”

Fjalimi mori përmasa globale kur De Niro paralajmëroi se kjo nuk është thjesht një çështje amerikane:

“Nuk është si një film ku ne thjesht ulemi dhe shikojmë. Duhet të veprojmë. Dhe duhet ta bëjmë tani.”

Lexo gjithashtu: Çfarë do të thotë të zgjedhësh të rrish në shtëpi në vend që të dalësh me miqtë, sipas psikologjisë?

Ai përfundoi me një thirrje të qartë për veprim paqësor, por të vendosur:

“Është koha që të gjithë ata që kujdesen për lirinë të organizohen, të protestojnë dhe mbi të gjitha, të votojmë.”

Fjalimi u mbyll me një përqafim të vlerave universale që qëndrojnë edhe në zemër të Festivalit të Kanës:
“Liberté, Égalité, Fraternité.”

Robert De Niro nuk është i huaj ndaj kritikave ndaj Trump, në të kaluarën e ka quajtur publikisht “klloun” dhe ka qenë pjesë e fushatës zgjedhore të Joe Biden në 2024. Por këtë herë, ai i dha zë shqetësimit për rolin që arti luan në një botë që përballet me sfida të mëdha politike.

Dhe Kana,  qyteti i kinemasë, u kthye për një natë në tribunën e lirisë artistike dhe politike.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0