Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të enjte çmimet e reja të karburanteve, duke reflektuar një rritje prej 5 lekë për litër si për naftën, ashtu edhe për benzinën.
Lexo gjithashtu: Rritet gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale, paralajmërojnë studimet mbi komunikimin digjital
Sipas vendimit, çmimi i naftës për shitje me pakicë do të jetë jo më shumë se 208 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës jo më shumë se 185 lekë për litër. Ndërkohë, çmimet me shumicë janë përcaktuar deri në 196 lekë për litër për naftën dhe 173 lekë për litër për benzinën.
Vendimi hyn në fuqi sot, më 30 prill, në orën 13:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku pritet të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.
Autoritetet paralajmërojnë operatorët e tregtimit të karburanteve për zbatim të detyrueshëm të çmimeve të vendosura, ndërsa në rast shkeljesh do të merren masa, deri në pezullim të aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto