50 vendet më të mira të punës sipas LinkedIn

50 vendet më të mira të punës sipas LinkedIn


LinkedIn ka publikuar listën e tij vjetore me top kompanitë më të mira për të punuar, ku Amazon mban vendin e parë në renditjen për vitin 2018.

Kjo renditje është realizuar përmes të dhënave nga 546 milionë përdorues të LinkedIn në mbarë botën për të dalë me përzgjedhjet.

“Ne shohim veprimet e profesionistëve, atë që njerëzit po bëjnë, punët që kërkohen më shumë gjatë këtyre ditëve, dhe jo vetëm atë që po thonë”, thotë redaktorja e lajmeve LinkedIn Laura Lorenzetti.

Rritja e Amazon duket se reflekton qëllimin e punonjësve për atë që bëjnë çdo ditë, jo thjesht shpresën për paga fitimprurëse dhe përfitime bujare.

“Amazon është i gatshëm të sjell risi të mëdha dhe të rrezikojë”, thotë Lorenzetti. “Kemi dëgjuar vazhdimisht [nga punëkërkuesit] se ata me të vërtetë duan të bëjnë një ndryshim në botë. Ata duan të shohin punën e tyre të vijë në jetë. ”

Dhe pastaj ekzistojnë kompanitë më të këndshme, si zyrat më të reja të Alphabet, që ofrojnë parqe për qentë, oxhaqe të brendshme dhe mure për alpinizëm. Ose programi i Tesla’s carpool, i cili lejon stafin që të drejtojë një Tesla të lakmuar për të punuar dhe pastaj ta dorëzojë atë në fundjavë.

Këto janë Top Kompanitë 2018 të renditura më poshtë. Për më shumë detaje mbi kompanitë specifike, klikoni këtu.

  1. Amazon,
  2. Alphabet,
  3. Facebook,
  4. Salesforce,
  5. Tesla Motors,
  6. Apple,
  7. ComcastNBCUniversal,
  8. The Walt DisneyCompany,
  9. Oracle,
  10. Netflix,
  11. Spotify,
  12. Uber,
  13. McKinsey & Company,
  14. Adobe,
  15. Airbnb,
  16. Time Warner,
  17. Dell Technologies,
  18. JPMorgan Chase & Co.,
  19. LVMH,
  20. IBM,
  21. Samsung Electronics,
  22. Deloitte,
  23. Verizon,
  24. Goldman Sachs,
  25. PwC,
  26. Boston Consulting Group,
  27. Live Nation,
  28. Morgan Stanley,
  29. EY,
  30. Stryker,
  31. Cisco,
  32. Dropbox,
  33. National Basketball Association,
  34. Accenture,
  35. Nike,
  36. WeWork,
  37. Citadel,
  38. Kering,
  39. National Football League,
  40. Square,
  41. ADP,
  42. Capital One,
  43. Twitter,
  44. Box,
  45. Johnson & Johnson,
  46. Starbucks,
  47. PepsiCo,
  48. JLL,
  49. Tableau Software,
  50. Abbott

/Money

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0