U punësua si analiste politike në NBC News, gazetarët ngrihen live kundër koleges - Business Magazine Albania

U punësua si analiste politike në NBC News, gazetarët ngrihen live kundër koleges

Ish-kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan, Ronna McDaniel është pushuar nga puna nga rrjeti televiziv NBC News, vetëm pak ditë pasi ishte punësuar si analiste politike me pagesë. McDaniel ishte rekomanduar nga vetë presidenti i NBCUniversal News Group, por drejtorët dhe të gjithë gazetarët refuzuan të punonin me të, duke e shprehur këtë mendim live nëpër emisionet e tyre. Kjo ka bërë që NBC News të tërhiqet nga vendimi dhe ta pushojë nga puna Ronna McDaniel.

Punësimi i saj shkaktoi reagime të forta nga drejtuesit kryesorë të televizionit, pasi McDaniel akuzohet se përdori pozicionin e saj të pushtetit për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe ka bërë sulme ndaj shtypit.

“Për të qenë të qartë, ne besojmë se NBC News duhet të kërkojë zëra konservatorë republikanë për të siguruar ekuilibër në mbulimin e tyre zgjedhor, por duhet të jenë republikanët konservatorë, jo një person që përdori pozicionin e saj të pushtetit për të qenë një mohuese e zgjedhjeve antidemokratike”, tha live një nga moderatorët e emisionit “Morning Joe”.

Vetë presidenti i rrjetit televiziv ka kërkuar falje për punësimin e saj.

“Nuk ka dyshim se ditët e fundit kanë qenë të vështira për Grupin e Lajmeve. Pasi dëgjova shqetësimet legjitime të shumë prej jush, kam vendosur që Ronna McDaniel nuk do të jetë një bashkëpunëtore e NBC News. Dua t’u kërkoj falje personalisht anëtarëve të ekipit tonë që menduan se ne i zhgënjyem. Ndërsa ky ishte një rekomandim kolektiv nga disa anëtarë të ekipit tonë udhëheqës, unë e miratova atë dhe mbaj përgjegjësinë e plotë për të”, tha Presidenti i NBCUniversal News Group, Cesar Conde në një deklaratë drejtuar stafit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0