Sot është dita më e mërzitshme e vitit - Business Magazine Albania

Sot është dita më e mërzitshme e vitit

E hëna e tretë e janarit, e cila këtë vit është data 15 njihet ndërkombëtarisht si “E Hëna Blu” apo dita më e trishtë e vitit për banorët e hemisferës veriore. Kjo datë u përcaktua në vitin 2005 nga një llogaritje matematikore nga Dr. Cliff Arnall, një psikolog në Universitetin e Cardiff-it, i cili kombinoi disa variabla si moti i zymtë dhe i ftohtë, ndjenjat e fajit për paratë e shpenzuara në Krishtlindje dhe rënia e motivimit pas pushimeve.

Megjithatë, disa shkencëtarë e kanë quajtur formulën e Arnall-it si “farsë dhe pa bazë shkencore”. Le të shohim pse. Në një artikull të botuar në “The Guardian” që në vitin 2012, neuroshkencëtari Dean Burnett e përcaktoi formulën e Arnall si “qesharake”, sepse variablat janë “arbitrare, të pamundura për t’u llogaritur dhe kryesisht të papajtueshme me njëra-tjetrën”. Për më tepër, sipas tij, llogaritja e Arnall do të lindte nga një bashkëpunim me kompaninë e udhëtimeve Sky Travel, e cila përdori formulën për një fushatë reklamuese.

Mirëpo, pavarësisht dyshimeve që e shoqërojnë prej vitesh, “E Hëna Blu” është kthyer në një traditë të tillë, saqë çdo të hënë të tretë të janarit qarkullon hashtagu në rrjetet sociale ndërsa ekspertët japin këshilla sesi të përballeni me të.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0