Si mund të gjeni punë pa pasur shumë eksperiencë - Business Magazine Albania

Si mund të gjeni punë pa pasur shumë eksperiencë

Gjithmonë, ka ekzistuar një problem në fushën e punësimit, ka nevojë për një punë që të fitosh eksperiencë, por nevojitet eksperiencë që të fitosh një punë. Ja disa mënyra për të hyrë në tregun e punës për herë të parë.

Punëdhënësit tregojnë se kanë shumë kandidatë të arsimuar që aplikojnë për vendet e punës që ata ofrojnë, por është e vështirë të gjesh aplikantë me eksperiencë pune.

Kandidatët, nga ana tjetër tregojnë se kanë studiuar, janë diplomuar, certifikuar dhe ende nuk kanë mundur të gjejnë një punë pa eksperiencë.

Ajo çfarë kërkojnë me ngulm punëdhënësit është eksperienca e parë e punës, jo domosdoshmërisht në profilin tuaj. Ata duan të dijnë sa të zhvilluara janë aftësitë tuaja në punë, që janë të ndryshme nga ato që zhvilloni në shkollë.

Aftësia për tu paraqitur në kohë, përqëndrimi gjatë orarit të punës, puna në grup, shërbimi i klientit, komunikimi dhe mënyra e zgjidhjes së problemeve janë të gjitha aftësi të cilat i zhvilloni që në punën tuaj të parë dhe do të jenë të rëndësishme për të gjitha punët në vijim.

Lexo edhe: Menaxherët, si mund të gjejnë kohë për të zhvilluar veten

Ja çfarë kërkon kompania për kandidatët fillestarë:

“Njerëz që janë të interesuar të punojnë si pjesë e një grupi. Nuk është e nevojshme të jenë ekstrovert, por duhet të jenë të motivuar.”

Pra, për të fituar punën e parë janë dy tipare kryesorë që duhet t’i ketë një kandidatë: motivimi për të punuar dhe vullnet për të mësuar. Është pikërisht puna juaj e parë që ju lejon të zhvilloni dhe të vini në pah këto aftësi. Blloqet e ndërtimit të një karriere të suksesshme janë: komunikimi i mirë, puna në grup, marrëdhënie me klientë dhe etikë pune.

Aftësitë më të kërkuara në punët e nivelit fillestar:

Shërbimi i klientit
Aftësi komunikuese
Shitjet
Shkrimi
Microsoft office (Word, Excel)
Aftësi organizative
Punë në grup
Aftësi telefonike
Raportime
Zgjidhja e problemeve
Anglisht

Sektorët më të mirë për të gjetur punë kur jeni fillestar:

Shitje
Shërbime ushqimore
Shërbime financiare dhe Banka
Produkte konsumi
Shërbime mjekësore
Publicitet dhe Marketing

Një problem i aplikantëve, sipas punëdhënësve, është se ata kanë mangësi në marketimin e mirë të vetvetes. Kjo do të thotë, që ata nuk dinë si të formulojnë një CV që të dallojë nga shumica, apo si të jenë profesional në intervistën e punës.

Ajo që ju duhet është praktikë. Më praktikimin e tyre fitoni më tepër eksperiencë, e rrjedhimisht rriten shanset për të fituar një pozicion të mirë pune.

Edhe nëse ende nuk keni gjetur një punë të profilit tuaj, bëni punë vullnetare, përfshihuni në aktivitete lokale, socializohuni. Kështu zgjeroni rrjetin e njohjeve tuaja e ndoshta i krijoni vetes mundësi të reja.

Tregu i punës në ditët e sotme është shumë i vështirë, e ndoshta gjetja e mundësive mund të jetë e vështirë e t’ju dekurajojë. Besoni në vetvete, mundësitë do të vijnë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0