Sa para pritet të humbasë platforma X e Elon Musk pas largimit të reklamuesve - Business Magazine Albania

Sa para pritet të humbasë platforma X e Elon Musk pas largimit të reklamuesve

Platforma X në pronësi të Elon Musk mund të humbasë deri në 75 milionë dollarë të ardhura nga reklamat deri në fund të vitit pasi dhjetëra marka të mëdha ndalojnë fushatat e tyre.Arsyeja e eksodit të madh të reklamuesve ishin komentet antisemite me të cilat Musk duket se ishte dakord. Kjo ka bërë që kompanitë si Walt Disney dhe Warner Bros Discovery të ndalojnë reklamat në platformë.

Dokumentet e brendshme të cituara nga New York Times në raport tregojnë se ka më shumë se 200 fushata nga kompani duke përfshirë Airbnb, Amazon  dhe Microsoft, shumë prej të cilave kanë ndaluar ose po mendojnë të ndalojnë reklamat në X. Nga tetori 2022, kur Musk bleu edhe Twitter-in, reklamuesit po largohen nga platforma. Shumë shprehën shqetësimin për zgjedhjen e miliarderit të teknologjisë për të rikthyer disa llogari të lidhura me gjuhën e urrejtjes. Të ardhurat nga reklamat e platformës në Shtetet e Bashkuara kanë rënë të paktën 55% nga viti në vit çdo muaj që kur Musk bleu Twitter.

Musk kërcënoi së fundmi se do të padisë organizatën e monitorimit të mediave “Media Matters” dhe të tjerë që sulmuan platformën e tij të medias sociale X, pasi disa kompani të mëdha amerikane vendosën të ndalin reklamat në këtë rrjet ku ato shfaqeshin përkrah materialeve antisemite. Musk dhe kompania X janë vendosur në epiqendër të vëmendjes gjatë kësaj jave për shkak të materialeve antisemite dhe raciste që u përhapën në këtë rrjet që kur ai e bleu në vitin 2022.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0