Rikthehet në Tiranë edicioni i 2-të i AllWeb – Konferenca e parë dedikuar Komunikimit Dixhital dhe Web-it


Konferenca e vetme dedikuar marketingut dixhital ka nisur përgatitjet për edicionin e saj të dytë. Vitin e kaluar, tek Tirana Business Park, për AllWeb 2016 u regjistruan mbi 200 pjesëmarrës për të ndjekur folës ekspertë të komunikimeve dixhitale nga shumë vende të botës dhe rajonit.

Mes tyre mund të përmendim:

Mike Butcher nga TechCrunch, Sokol Vladi nga Microsoft Albania, Nikola Spasov nga SCL Balkans, Erik Meijer nga Deutche Telekom, Nina Angelovska nga Grouper.mkVladimir Vulic nga Digitalizuj.me, Darko Buldioski nga NewMedia MK, Natasa Djukanovic nga Domein.me, Dave Birss nga OpenForIdeas.org dhe Miroslav Varga nga Escape Web Solutions.

Ndër të tjera u zhvillua Paneli i parë i Marketingut Dixhital, në formën e një paneli diskutimi për situatën aktuale të Marketingut Dixhital në Shqipëri, si po zhvillohet ai dhe çfarë duhet bërë për t’u zhvilluar më tej në të ardhmen, drejtuar nga Gerti Boshnjaku, drejtues i New Media Communications dhe Business Magazine Albania.

Pjesëmarrës në panel ishin Enjan Gazhga (1UP), Jusilda Bocaj (LandMark), Endri Pano (Agna Group) dhe Elvis Plaku (Internet Marketer).

ÇFARË DO TË SJELLË ALLWEB ALBANIA 2017?

MUND TË VAZHDONI TA PYESNI VETEN DERI NË 12 TETOR, OSE NËSE E KENI NDARË MENDJEN PËR TË MARRË PJESË,

BLIJENI BILETËN TANI!

Sapo është hedhur online Faqja Zyrtare e Internetit për AllWeb 2017, edicioni 2-të, në të cilën do të publikohen informacione mbi formatin, folësit, tematikat dhe programin në vijim.

Në këtë Faqe mund të blihet një sasi e limituar biletash me ofertën Super Early Bird! Kjo ofertë përfundon në kohën kur plotësohet numri i biletave të parashikuara nga organizatorët.

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

Si edhe me Darko Bulldioski, në  070/ 30 70 40 ose në [email protected]

# # # # #

Vini re…Vini re…Vini re!

#MeRëndësi

Për ata që nuk e njohin kjo Konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:00 – 18:00 dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, me ritëm të shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohet e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.

Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb, janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si:

Google, The Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Microsoft, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me

#ËshtëPërMua?

Ky aktivitet është i vlefshëm për Kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj; për Agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre; për Mediat e reja dixhitale dhe tradicionale; për Sipërmarrjet e reja Startup dhe drejtuesit e tyre; Konsulentët financiarë dhe Strategjikë; Menaxherë Brandesh / Markash; Ekspertë të Shitjeve Online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale.

Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për atë se si komunikimin në internet ta shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit.

Për më tepër informacion rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën vizitoni www.allweb.al

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

Si edhe me Darko Bulldioski, në  070/ 30 70 40 ose në [email protected]wmedia.mk

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale