Njëri dinamik dhe tjetri strateg, njihuni me 2 folësit e radhës të AllWeb Albania - Business Magazine Albania

Njëri dinamik dhe tjetri strateg, njihuni me 2 folësit e radhës të AllWeb Albania


Folësit e radhës në Konferencën e Parë të Marketingut Dixhital në Tiranë janë: 

NIKOLA SPASOV

Nikola është një studiues dhe strateg komunikimi. Ai i ka shpenzuar dhjetë vitet e fundit në transformimin e kërkimit të të dhënave në njohuri kuptimplota dhe i përdori ato për të aftësuar strategjitë e komunikimit dhe marketingut.

njeri-dinamik-dhe-tjetri-strateg-njihuni-me-2-folesit-e-radhes-te-allweb-albania-businessmagKohët e fundit ai u bë kreu i SCL Ballkans në SCL Group. SCL Group është udhëheqësi global në transmetimin e të dhënave. Me përvojë mbi 25 vjet ata punojnë në të gjithë sektorët globale tregtare, sociale, politikë dhe të mbrojtjes. SCL Group ofron modelimin e të dhënave të bëra me porosi dhe analizat fizikografike për një audience të targetuar për të identifikuar dhe angazhuar me njerëz për t’i hedhur ata në veprim. SCL është i njohur si Cambridge Analytica në Shtetet e Bashkuara.

Në të njëjtën kohë Nikola është CEO dhe themelues i Rating Agency, ku është përgjegjës për leadershipin mjaft të suksesshëm dhe menaxhimin e organizatës. Ai menaxhon klientët kryesorë dhe është përgjegjës për zhvillimin e biznesit të ri.

Nikola është prezent në median e re, komunikim, twitter dhe dixhitalizimin në përgjithësi si nga ana personale ashtu edhe ajo profesionale. Specialitetet e tij janë: hulumtimet cilësore dhe sasiore, analiza e të dhënave, konsumi, marketingu, marrëdhëniet publike, zhvillimi i mesazheve, projektimi i fushatave, menaxhimi dhe shumë fusha të tjera.

aaeaaqaaaaaaaalkaaaajdlhythiytmxltdhmdatngy4os05nmziltczzjhizme0oge0naNINA ANGELOVSKA

Nina është një njeri punëtor, dinamik dhe përshtatet me çdo ndryshim!

Ajo bashkë-themeloi site-in udhëheqës të e-commerce që revolucionarizoi industrinë e-commerce në Maqedoni. Nina u shfaq si një nga 100 themelueset Femra të Startup-eve në Europë në edicionin e 8-të të Hundert.

Nina mban titullin e doktoraturës në e-biznes, sepse ajo beson në sinergjinë e fuqishme mes dijes dhe praktikës. Ajo është gjithmonë e gatshme për të ndarë përvojën e saj dhe njohuritë nëpër evente për të motivuar dhe për të inkurajuar të rinjtë që të dalin nga zona e tyre e komfortit. Ajo flet në konferenca, universitete, shfaqje televizive dhe vazhdimisht kërkon mënyra për të qenë innovative, për të rritur produktivitetin dhe të zhvillohet.

 

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.

Gjeni videot e edicionit të fundit në linkun AllWeb 2015 – VIDEOS: http://bit.ly/allweb2015

Në web faqen zyrtare, www.allweb.al mund të gjeni edhe informacionin për biletat

# # # # #

Për më tepër informata kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Për më tepër informata rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0