Ferma Sotira, një model frymëzues për gratë sipërmarrëse në turizëm - Business Magazine Albania

Ferma Sotira, një model frymëzues për gratë sipërmarrëse në turizëm

Mes gjelbërimit të thellë të rezervatit natyror të Gërmenj-Shelgër, një projekt familjar ka marrë formën e një modeli frymëzues të agroturizmit shqiptar. Jonida Hëna, themeluese dhe menaxhere e Ferma Sotira, ka ndërtuar së bashku me bashkëshortin e saj një destinacion të njohur për ushqimin organik, kalërimin në natyrë dhe kabinat tradicionale prej druri.

Në këtë bisedë me BusinessMag, Jonida ndan perspektivat e saj mbi turizmin shqiptar në vitin 2026, sfidat dhe mundësitë që hap ky sektor dhe rolin që gratë mund të luajnë në zhvillimin e tij. Për të, turizmi nuk është thjesht biznes, por një mënyrë për të treguar historinë dhe kulturën shqiptare me një mikpritje autentike.

Duke folur për pritshmëritë ekonomike dhe zhvillimin e sektorit, Jonida shprehet: “Për mendimin tim, gratë ende ngurojnë dhe nuk e shohin turizmin si diçka ku mund të investojnë. Unë mendoj se një grua mund të merret shumë mirë me turizëm, duke mirëpritur turistë dhe duke treguar traditën dhe kulturën tonë.

Ajo shton se turistët kërkojnë eksperienca autentike: “Ata duan të dinë për të shkuarën dhe të tashmen dhe kjo mund të prezantohet shumë mirë përmes mikpritjes familjare, gatimeve tona dhe mënyrës se si tregojmë historinë tonë.”

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0