Mike Butcher, nga TechCrunch zbarkon në AllWeb Albania. Kryeredaktori i

Mike Butcher, nga TechCrunch zbarkon në AllWeb Albania


Mike Butcher (FRSA) është kryeredaktor apo “Editor in Large” i TechCrunch, faqja më e madhe e lajmeve të teknologjisë në botë. Mike ka shkruar për gazetat kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe revista duke përfshirë “Financial Times”, “The Guardian”, “The Times”, “The Daily Telegraph” dhe “The New Statesman”.

Ai ka qenë redaktor i revistës ‘New Media Age’, udhëheqës i media-s së re javore në Mbretërinë e Bashkuar, dhe edicionit Europian të revistës “The Industry Standard”. Në vitin 2004 ai u votua “Një nga 100 Inovatorët e Dekadës në internet në Mbretërinë e Bashkuar” nga GfK NOP, biznesi i kërkimeve i 4-ërti më i madh në botë.

Në korrik të vitit 2008 Mike Butcher u vendos në nr. 47 nga Top 100 njerëzit në industrinë kreative të Londrës nga gazeta ‘The Independent’ dhe nga ‘The Hospital Club’. Gjithashtu në vitin 2009 ai u emërua një nga Top 10 blogerët në Twitter në Mbretërinë e Bashkuar. Në tetor 2009 ai u emërua një nga Top 50 britanikët më me ndikim në teknologji nga “The Daily Telegraph”.

Në prill të vitit 2010 ai ishte në Top 100 të listës influencuese në Wired të Mbretërisë së Bashkuar duke qenë në atë listë dhe në vitin 2011, 2012 dhe në 2014. Në prill 2010 “TechCrunch Europe” ishte në listën e ngushtë në kategorinë Botues Specialist Dixhital i Shoqatës prestigjioze me bazë në Mbretërinë e Bashkuar të botuesit online ‘Digital Publishing Awards’.

Në nëntor të vitit 2010 ai u emërua si një prej njerëzve më me ndikim të Londrës në New Media dhe “mbreti i komentuesve dotcom” nga gazeta “The Evening Standard”. Ai ka qenë në listën e Top 100 njerëzve më me ndikim në Twitter në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ka folur në prestigjiozen Monaco Media Forum, Le Web, Samitin Web dhe DLD-në si dhe në shumë konferenca të tjera. Mike është një komentator i rregullt për biznesin e teknologjisë, duke u shfaqur në BBC News, Sky News, CNBC, Channel 4 dhe Bloomberg. Mike ka këshilluar kryeministrin britanik në startup-et e teknologjisë, duke shërbyer si kryetar në Bordin Këshillimor Dixhital të Londrës, në bordin ‘Smart London’ dhe është një Ambasador i Teknologjisë për Londrën.

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.

Gjeni videot e edicionit të fundit në linkun AllWeb 2015 – VIDEOS: http://bit.ly/allweb2015

Në web faqen zyrtare, www.allweb.al mund të gjeni edhe informacionin për biletat dhe të përfitoni mundësinë e blerjes së hershme – Early Bird – për të marrë pjesë.

# # # # #

Për më tepër informata kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Bulldioski, në  070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Për më tepër informata rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0