Gjyms’Hana, aty ku arkitektura nis me një bisedë të thjeshtë dhe... - Business Magazine Albania

Gjyms’Hana, aty ku arkitektura nis me një bisedë të thjeshtë dhe përfundon në një hapësirë që të njeh

Nga Adelina Onuzi/ Këtë herë, Business Key ndalet në një studio ku arkitektura nuk ka thjesht formë, por shpirt. “Gjyms’Hana” është emri që të ngacmon që në dëgjim të parë, por pas tij fshihet një filozofi që shkon përtej dizajnit të mureve. Është historia e Ana Gjymshana, arkitekte, grua, bijë dhe ndërtuese emocionesh përmes hapësirës.

Pas vitesh përvoje brenda dhe jashtë Shqipërisë, Ana vendosi t’i japë formë një ideje që e kishte ndërtuar gjatë, një studio që mendon me klientin, jo për të. Jo më projekte standarde, por dizajne që lindin nga pyetje të vogla dhe të sinqerta, me cilën dorë hap frigoriferin? Çfarë dëshiron të shohësh sapo zgjohesh?

“Gjyms’Hana” nuk është zgjedhur rastësisht. Është një lojë me mbiemrin, por edhe një mënyrë për ta thjeshtuar të bukurën. Sepse, siç thotë vetë Ana, kur gjërat thjeshtohen, jetohen më bukur. Studioja mban gjysmën e emrit të saj, por të gjithë identitetin profesional dhe personal që ajo ka ndërtuar ndër vite, me përkushtim, dije dhe ndjeshmëri.

Për Anën, arkitektura është arti i të kuptuarit të përditshmërisë. Kur një hapësirë funksionon edhe në momentin më kaotik, atëherë është projektuar si duhet. Sepse për të, rehatia është më shumë sesa estetikë, është logjikë, ndjesi dhe kujdes ndaj detajeve që shumica i kalojnë pa i vënë re.

Në çdo projekt të “Gjysm’Hana”-s fshihet një ndjeshmëri e rrallë, trashëguar edhe nga lidhja e fortë me të atin, i cili mbolli dashurinë për artin tek e bija. Dhe sot, ajo dashuri merr formë në çdo hapësirë që kjo studio ndërton.

Gjyms’Hana është më shumë se një studio arkitekture, është një koncept jetese, një histori personale që kthehet në profesion dhe një trashëgimi që synon të jetojë ndër breza.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0