Kur inteligjenca artificiale hyn edhe në terapinë fizike - Business Magazine Albania

Kur inteligjenca artificiale hyn edhe në terapinë fizike

Zhvillimi i inteligjencës artificiale ka hyrë në një fazë të përshpejtuar gjatë dy viteve të fundit, duke rritur shqetësimet se shumë profesione njerëzore mund të zëvendësohen nga makinat. Deri më tani, efekti ishte më i dukshëm në punët e nivelit të ulët apo rutinor. Por tani, edhe profesionet më të specializuara si terapia e masazhit po përballen me sfidën e automatizimit.

Në SHBA, kompania Aescape, e themeluar nga sipërmarrësi Eric Litman, ka krijuar një sistem masazhi tërësisht të automatizuar, që përdor robotë të komanduar nga inteligjenca artificiale. Qëllimi? Të ofrojë një përvojë të personalizuar dhe jashtëzakonisht të saktë për çdo klient.

Lexo edhe: Rreth 26 kompani teknologjike nënshkruajnë Kodin e BE-së për Inteligjencën Artificiale

Para çdo seance, përdoruesi vesh një kostum të dizajnuar enkas për t’i lejuar krahëve robotikë të rrëshqasin mbi trup pa pengesa. Roboti skanon trupin në më shumë se një milion pika 3D, duke ndërtuar një hartë të detajuar që i mundëson aplikimin e shtatë teknikave të ndryshme masazhi – me presion dhe temperaturë të kontrolluar në mënyrë dinamike.

Kjo risi po ngjall interes në të gjithë botën, jo vetëm për efikasitetin e saj, por edhe për mënyrën si po i shtyn kufijtë e asaj që konsiderohej një profesion “i pazëvendësueshëm”. Teknologjia që dikur dukej larg, tashmë po troket në dyert e qendrave të wellness-it, sfiduese për terapistët tradicionalë dhe frymëzuese për të ardhmen e shëndetit dhe kujdesit trupor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0