Siguria në epokën wireless, Kamala Harris ndez debat mbi sigurinë e kufjeve pa tela - Business Magazine Albania

Siguria në epokën wireless, Kamala Harris ndez debat mbi sigurinë e kufjeve pa tela

Në një intervistë të fundit në emisionin “The Late Show” me Stephen Colbert, ish-zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka rikthyer në vëmendje një çështje që shumë pak e marrin seriozisht: sigurinë e kufjeve pa tela.

E pyetur lidhur me një foto ku shihej me kufje tradicionale me tela, ajo pranoi se shpesh është tallur për këtë zgjedhje, sidomos në kohën kur shumica e njerëzve preferojnë kufjet pa tela si AirPods. Megjithatë, Harris theksoi se vendimi i saj nuk është thjesht një çështje stili.

“Kam qenë anëtare e Komitetit të Senatit për Inteligjencën dhe kam marrë pjesë në takime të klasifikuara. Mos e mendoni se askush nuk po ju dëgjon kur jeni duke përdorur kufje pa tela në tren. Kufjet me tela janë më të sigurta,” shpjegoi ish-zëvendëspresidentja.

Lexo edhe: OpenAI ofron ChatGPT për qeverinë amerikane thuajse falas, vetëm 1 dollar për agjenci

Deklarata e Harris ka nxitur një debat të gjerë në rrjetet sociale, ku shumë përdorues po rishikojnë përdorimin e pajisjeve të tyre audio dhe shqetësimet për privatësinë dhe sigurinë dixhitale. Madje, disa kanë pohuar se kanë vendosur të rikthehen tek kufjet klasike me tela, si Apple EarPods, që përdor edhe vetë Harris.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0