Aktualisht në detyrën e Drejtorit Exekutiv të Microsoft në Shqipëri. Me një eksperiencë prej 12 vitesh në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, duke filluar si professor i ICT dhe vazhduar karrierën në disa kompani vendase dhe ndërkombëtare ka qënë gjithnjë i udhëhequr nga iniciativa dhe dëshira për të dhënë kontribut në zhvillimin e ICT në Shqipëri.
Eksperienca 3-vjeçare në rolin e përfaqësuesit të Hewlett Packard në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, e ka pajisur me njohuri të zgjeruara të tregut ICT në rajon, ku ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e pozitave të kompanisë në këto tregje.
Eshtë diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, studiues dhe njohës në nivelin ekspert i teknologjisë dhe informacionit, si dhe zotërues i disa çertifikimeve të njohura ndërkombetare si Microsoft, ITIL, Cisco, HP etj…
Një ndër synimet dhe prioritetet kryesore në rolin e tij mbetet zhvillimi dhe fuqizimi i sektorit të ICT në Shqipëri dhe kontributi i vazhdueshëm në mbështetje të të rinjve dhe iniciativave inovative.
Vladimir është një menaxher, inovator dhe konsulent për mediat sociale. Ai ka punuar për klientë si “UNDP Montenegro”, ambasada Britanike në Beograd, Serbi; Ministrinë e Informimit të Shoqërisë dhe Telekomunikacionit (e qeverisë së Malit të Zi), Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit (e qeverisë së Malit të Zi),
Laboratori i Inovacionit Social në Zagreb, Kroaci etj… Vanja është bashkëthemelues i OJF Digitalizuj.Me, një komunitet dixhital në përpjekje për të ndihmuar qytetarët e Malit të Zi për të kuptuar dhe për të realizuar mundësi emocionuese të reja për ndryshime sociale dhe të biznesit në mjedisin dixhital duke përqafuar mediat sociale dhe modele të reja të biznesit.
Që nga dhjetori 2011, Digitalizuj.Me pret një seri folësish – një ngjarje e rregullt mujore e cila përmban folës frymëzues, informativ dhe të pasionuar që ndajnë idetë e tyre për tema të cilat përfshijnë lidershipin, inovacionin social, zhvillimin urban, ndryshimin e menaxhimit, mediat sociale, startup-et, monitorimin dhe mbrojtjen e mjedisit etj.
Vladimir është Drejtori i Programit “Spark.me”, një nga konferencat më të mëdha të teknologjisë/biznesit të Europës Juglindore. Kjo konferencë është organizuar në Budva, Mal i Zi që nga viti 2013 nga Domain.ME, një kompani private në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit tё Malit të Zi -.ME.
AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.
Gjeni videot e edicionit të fundit në linkun AllWeb 2015 – VIDEOS: http://bit.ly/allweb2015
Në web faqen zyrtare, www.allweb.al mund të gjeni edhe informacionin për biletat
# # # # #
Për më tepër informata kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]
Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në [email protected]
Për më tepër informata rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.