Riana Muçobega:  Si po riformatohet marketingu me inteligjencën artificiale - Business Magazine Albania

Riana Muçobega:  Si po riformatohet marketingu me inteligjencën artificiale

Nga Eni Muça – Në një periudhë ku termat si AI, automatizim apo personalizim në kohë reale janë kthyer në pjesë të fjalorit të përditshëm të industrisë së marketingut, vjen një moment për të kuptuar se çfarë ndodh realisht në terren. Si përdoren këto mjete në një agjenci? Sa kanë ndikuar në mënyrën e të menduarit strategjik, në ndërtimin e fushatave apo në bashkëpunimin me klientët? Riana Muçobega, me mbi një dekadë përvojë në komunikim dhe aktualisht Account Director në Gogel Publicis, ndan në këtë intervistë për Business Magazine një pasqyrë konkrete dhe profesionale mbi përfshirjen e inteligjencës artificiale në proceset e përditshme të një agjencie që bashkëpunon me disa nga markat më të mëdha në vend.

Nga përdorimi i ChatGPT dhe Midjourney për krijim përmbajtjeje e deri te aplikimi i modeleve të AI për analiza të avancuara dhe optimizim buxheti, Riana flet pa idealizim për përfitimet, sfidat dhe atë që po ndryshon realisht në mënyrën si komunikohet sot me konsumatorin. Ky është një rrëfim që i flet drejt lexuesve profesionistë të fushës, atyre që kërkojnë më shumë se teori dhe që duan të kuptojnë sesi teknologjia po integrohet në praktikë, pa zëvendësuar thelbin e komunikimit njerëzor.

Si e keni përjetuar ju personalisht zhvillimin dhe futjen e inteligjencës artificiale në fushën e marketingut dhe komunikimit në Shqipëri?

Në gjykimin tim, kjo është periudha më e bukur për të jetuar si një person kreativ dhe strateg komunikimi. Me ardhjen e inteligjencës artificiale dhe aplikimet në marketing, të gjithë kemi fituar “fuqi të reja”, më shumë mundësi për të eksperimentuar, për të testuar ide të reja dhe për të tejkaluar barrierat që kemi pasur më herët.

Në Gogel Publicis e ndjemë që në fillim si një mundësi për të rafinuar kreativitetin dhe për të automatizuar detyrat më rutinë, duke na lejuar të përqendrohemi te strategjia. Shkalla me të cilën mund të personalizojmë mesazhet dhe të analizojmë sjelljen e konsumatorëve në kohë reale sot është e pakrahasueshme me mjetet tradicionale.

Kur keni filluar të përdorni për herë të parë mjete të bazuara në AI në punën tuaj të përditshme?

Rreth dy vjet më parë nisëm të përdorim në punën tonë të përditshme ChatGPT, Copy.ai dhe Midjourney. Fillimisht i shfrytëzuam për të gjeneruar draftet e para të copy-ve dhe koncepteve vizuale, dhe më pas i rafinuam manualisht për të ruajtur stilin dhe tonin e zërit që markat me të cilat punojmë kanë.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0