Valon Canhasi, CEO i Hallakate.com, në një postim në profilin e tij në Facebook, u drejtohet prindërve me një mesazh të thjeshtë, por të fortë: bota ku fëmijët tanë do të rriten nuk është ajo që njohim ne sot. Me stilin e tij të drejtpërdrejtë, ai ndan disa këshilla dhe shembuj realë për t’i ndihmuar prindërit të ndryshojnë qasjen dhe të përgatisin fëmijët për sfidat dhe mundësitë e së ardhmes.
“Mos kërkoni fusha “të sigurta” për fëmijët – nuk ekzistojnë mo!
AI veç ka fillu me i marrë punët që dikur i qunim “të respektueshme”.
S’ka mo garanci… as te fakulteti, as te titulli! #thash
Ky është realiteti i ri në botë.
“Çka me bo?”
Është pyetja që më bëhet më së shpeshti – po kërkush nuk ka përgjigje të sigurt. Puna që boj unë sot, s’ka ekzistu para 10 viteve! Paramendo tash me ja qellu për vitin 2030!Por…
Po i ndaj disa pikëpamje që shpresoj me ju ndihmu – bashkë me nga një shembull konkret:
1. Mos u fiksoni te “çka me studiu”, por te “si me mendu”.
Nëse fëmija di me pyet mirë, me lidh ide, me eksploru – ai/ajo ka me u gjet gjithmonë.Sot vlen më shumë një mendje që di me bashkëpunu me AI, sesa dikush që di vetëm me mësu përmendsh <
Shembull:
Një 16-vjeçar që përdor ChatGPT për të analizu një tekst letrar dhe me kriju ide për ese është më i përgatitur sesa dikush që mëson përmendsh analizën që ia dha mësuesja.2. Mësojani dështimin qysh herët (e rëndësishme)
Nëse çdo dështim e trajtoni si dramë, fëmija s’ka me guxu me provu kurrë diçka të vetën. Po nëse e mbështesni kur dështon – ka me provu prapë. Aty fillojnë gjërat interesante.E ardhmja është plot të panjohura – guximi me provu ka me qenë shumë i rëndësishëm <
Shembull:
Fëmija hap kanal në YouTube, poston disa video dhe nuk merr shumë shikime. Në vend me ia mbyll menjëherë dhe me i thanë “kot po e humb kohën”, pytne: “Çka mendon që s’po funksionon?”
“Si kish mujt me qenë ndryshe titulli ose përmbajtja?”
Kështu e mëson që dështimi është veç pjesë e procesit – jo fundi i botës.3. Mos i detyroni me ndjek “zanate të sigurta”.
Sepse s’ka më të tilla. Inxhinieri, mjeku, programeri – të gjitha po ndryshojnë prej AI-së.Sot siguri ka ai që di me mësu gjëra të reja vazhdimisht – jo ai që veç ka diplomë <
Shembull:
Në vend me i thanë: “Shko në mjekësi se ka punë gjithmonë”, pytne: “A e sheh veten 10 orë në ditë me njerëz të sëmurë? Apo ka ndonjë mënyrë tjetër si mundesh me ndihmu njerëz, e që të pëlqen më shumë?”Gjeneratat e reja po dijn me ju bo senet bajat shpejt!!! <
4. Lëreni fëmijën me u marrë me projekte, jo vetëm me provime.
Në vend se me i bërtit pse s’po mëson për test, pytne: “Qysh mendon me e zgjidh këtë problem?”
Apo: “A ke naj ide çka kish funksionu më mirë?”Kjo është e ardhmja: Ide + Projekt + AI <
Shembull:
Në vend me ia kërku sa detyra ka kry për informatikë, lypne me bashkëkriju një projekt praktik – p.sh. një faqe të thjeshtë për ndonjë biznes lokal, ose një menaxher shpenzimesh familjare në Excel. Le të eksplorojë vetë se çka i duhet me mësu për ta realizu. Kështu mëson me zgjidh probleme reale, jo vetëm me kalu lëndën.Nuk po ju thom qysh me rrit fëmijën. Por po i ndaj disa gjana çka jom ka boj unë.
Po ju thom që nëse s’ndryshojmë qasjen, fëmijët tanë kanë me mësu për një botë që s’ka me ekzistu më. Edhe kjo është padrejtësi shumë më e madhe se një notë e dobët.
Sa më shumë eksperienca të ndryshme që përjeton një fëmijë sot – aq më i dobishëm ka me qenë nesër.
Jo çdo gjë duhet me u mësu për notë. Disa gjëra mësohen duke i provu, duke i ndreq, e ndonjëherë edhe duke i prish.Njohuria e përgjithshme ka me qenë gjithmonë aset <
Një fëmijë që di pak nga gjithçka, që lidh botën përmes përvojave, është shumë më i adaptueshëm sesa ai që ka dituri të thellë veç në një temë.
Edhe po, sado që zhvillohet AI – gjithmonë ka me pas nevojë për një HUMAN që vendos, miraton, dyshon, ose i jep kuptim.
Çka po thuni ju?”
Këto janë mendimet dhe pyetjet që ngre Valon Canhasi, CEO i Hallakate.com, një thirrje për të gjithë prindërit që të përgatisin fëmijët për një të ardhme ku guximi, kreativiteti dhe adaptimi vlejnë më shumë se çdo “profesion i sigurt”.
Më 6 nëntor 2025, Valon Canhasi do të jetë një nga folësit e ngjarjes Allweb, ku pritet të ndajë më gjerësisht idetë dhe përvojat e tij rreth këtyre temave.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto