Radhë të mëdha, për një iphone15 - Business Magazine Albania

Radhë të mëdha, për një iphone15

Mijëra super fansa të Apple vërshuan dje, të premten, në dyqanet që shesin produktet e kompanisë, për të qenë ndër të parët që do të blejnë modelin e ri të iPhone.

Megjithatë, pritjet e gjata në radhët e mëdha që u krijuan dhe ankthi i konsumatorëve për t’u larguar duarbosh rezultuan në tensione në disa pjesë të botës, siç mund të shihet në videot që bëjnë xhiron e internetit. Një shembull tipik janë imazhet që u bënë virale nga Dubai Mall në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë njerëz që presin në radhë të mëdha jashtë dyqanit të Apple, me turmën që shtrihet deri te shkallët lëvizëse. Disa pamje tregojnë fansat e Apple duke vrapuar për të shkuar në dyqan më shpejt apo edhe duke u shtyrë nga turma, duke kërkuar ndërhyrjen e oficerëve të sigurisë për të qetësuar shpirtrat.
Sipas Daily Mail, lëkundjet, paniku dhe shtytjet kanë bërë që disa njerëz të binin në tokë, duke rrezikuar të shkeleshin. Raportimet në rrjetet sociale flisnin për përleshje mes njerëzve në radhë, ndërsa komentuesit thanë se situata në qendrën e madhe tregtare dje ishte shumë më e keqe se vitin e kaluar, e cila pati edhe mbipopullim.

Radhë të gjata u krijuan natyrshëm në qytetet e tjera të mëdha dje, ditën e parë të lançimit në treg të iPhone 15. Në Londër, Pekin dhe Bangkok, interesi i konsumatorëve ishte sërish i lartë.
Në Indi, klientët e shqetësuar të Apple kanë zëne radhe që nga ora 3 e mëngjesit jashtë dyqaneve në Mumbai dhe Delhi.

Kujtohet se prezantimi i iPhone 15 dhe produkteve të tjera të Apple një javë më parë shkaktoi – kryesisht – reagime të vakëta nga publiku në rrjetet sociale, të cilët duket se kanë pritur ndryshime më revolucionare në modelin e ri dhe ndoshta janë zhgënjyer.

Sidoqoftë, vlen të theksohet se iPhone 15 është mjaft i përmirësuar në krahasim me 14, më miqësor për përdoruesit në disa nga veçoritë e tij individuale, duke ruajtur karakterin dhe elegancën e tij të veçantë, si një objekt i vendosur në mbarë botën si një simbol i statusit dhe dëshirës materialiste. twitter

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0