Pagat deri në 120 mijë lekë në muaj kthejnë mobilierët e larguar në emigracion - Business Magazine Albania

Pagat deri në 120 mijë lekë në muaj kthejnë mobilierët e larguar në emigracion

Problematika e mprehtë e fuqisë punëtore tashmë është e pranishme në të gjitha sektorët e ekonomisë.

Edhe pse shumë kompani prodhuese dhe të shërbimit kanë nisur shqyrtimin e mundësimeve për punësime me të huajt, veçanërisht nga kompanitë e rekrutimit të Dubait, disa prej tyre pohojnë se kanë nisur të plotësojnë vendet bosh të burimeve njerëzore me specialistët e larguar që po rikthehen.

Dritan Cacaj drejtuesi i mobilierisë “Trin Mobileri” tha më herët se prej shtatorit të 2022 sektorin vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për këtë arsye i ishte drejtuar një agjencie punësimesh për marrjen e 10 punonjësve nga Egjipti me eksperiencë të ngjashme në vendin e tyre për përpunimin e drurit.

Cacaj pohon për Monitor se nuk punësoi numrin e punonjësve të huaj të parashikuar, pasi mungesën në fuqinë punëtore e plotësoi me specialistët e përpunimit të drurit të rikthyer nga emigracioni.

Lexo: Njeriu më i lumtur në Tokë e di se jeta nuk është pa sfida

“Kemi punësuar 11 punonjës, specialistë të përpunimit të drurit vendas të cilët janë rikthyer nga emigracioni. Kryesisht janë të larguar të vetëm në Gjermani, të cilët kishin familjet në Shqipëri dhe një kategori tjetër janë të larguarit pa dokumente në Angli të cilët i kanë rikthyer në vend”, pohoi ai.

Cacaj shton se numri i të rikthyerve mbetet ende i vogël krahasuar me kërkesën e sektorin për punësime. Rritja e rrogave në nivel deri 120 mijë lekë në muaj për specialistët e përpunimit të drurit dhe pagat deri 80 mijë lekë në muaj për gjysmë specialistët sipas tij është një ndër arsyet kryesore që do të garantojë moslargimin e punonjësve vendas.

Ndërsa çmimet e lëndëve të para janë normalizuar duke iu rikthyer niveleve të para pandemisë Covid-19, rritja e kostos prodhuese deri 25% vetëm nga rritja e pagave, sipas përfaqësuesit të “Trin Mobileri” ka shtrenjtuar çmimet e mobilieve deri 15%. Pavarësisht rritjes së çmimeve kërkesa për mobilim mbetet e lartë.

Ndryshe nga prodhuesit e mobilieve, në pritje të punësuarve nga Egjipti është ai i transportit të mallrave të importit. Nga kompania e transportit të mallrave me kamionë “Balkan Trans Albania” u pohua se për shkak të emigracionit u mungon 50% e fuqisë punëtore, ndërsa vijojnë diskutimet me kompanitë e huaja rekrutuese nga Dubai për shqyrtimin e mundësive të punësimeve nga vendet e huaja.

Përfaqësues të sektorit pohojnë se paga minimale e drejtuesve të kamionëve në Shqipëri varion nga 500 deri në 600 euro, ndërsa maksimalja nis nga 1,000-1,500 deri 2,000 euro, por sektori është në pamundësi reale për të punësuar drejtues kamioni vendas, pasi shumica janë larguar drejt Gjermanisë. Rrogat për drejtuesit e kamionëve në Europë nisin nga 2,000 euro./Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0